• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA E SHKODRËS/ Tjetër skandal: Dyshime  për ekspertizë të rreme. Drejtuesit e foristradës ishin… (VIDEO)
Home
Breaking News

TRAGJEDIA E SHKODRËS/ Tjetër skandal: Dyshime për ekspertizë të rreme. Drejtuesit e foristradës ishin… (VIDEO)

22 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Për aksidentin me 4 të vdekur në Velipojë, kanë nisur hetimet për Policinë e Shkodër, për shkak se dyshohet se nuk ka kryer siç duhet hetimet. Burime nga Policia e Shtetit thanë për Report TV, se po verifikohen raportet që kanë plotësuar policët menjëherë pas aksidentit. Ekspertët rrugor kanë nxjerrë fajtorë Edmond Prekën për parakalim të gabuar, por ka dyshime se nuk është kryer siç duhet ekspertiza.
Dyshimet janë shtuar edhe për faktin se Ndrek Gjergji që drejtonte makinën fuoristradë dhe Sokol Mujaj, kanë qënë në një lokal në zonën e Velipojës para se të ndodhte aksidenti. Gjergji dhe Mujaj dyshohet se kanë konsumuar sasi alkooli para aksidentit, ndërkohë që Policia e Shkodrës thotë se shoferi i foristradës, nuk ka qënë i dehur. Pikërisht këto të dhëna shtesë, kanë bërë që të verifikohet puna e policëve rrugore të Shkodrës, por edhe disa oficerë të cilët kanë qënë në vendin e ngjarjes.

Policia e Shtetit pritet të analizojë raportet e policëve dhe ekspertëve në Shkodër si dhe të kontrollojë pamjet dhe fotot që janë bërë nga zyrtarët e Shkodrës. Mbrëmjen e 18 shkurtit makina foristradë e llojit Leksus u përplas me automjetin Alfa Romeo që drejtohej nga Edmond Preka. Nga aksidenti humbi jetën Emond Preka, djali 9 muajsh Rajan Preka, vajza 5 vjeç Ajsel Preka, si dhe vajza tjetër 10 vjeç Noem Preka.

Dyshimet për manipulim të vendit të ngjarjes janë shtuar edhe për faktin se në njoftimin parapak Policia e Shkodrës tha se shofer i automjetit foristradë ishte Sokol Mujaj, ndërsa në një njoftim të dytë u bë me dije se shofer ishte Ndrek Gjergji. Sokol Mujaj dhe Ndrek Gjergji që ishin në autmojetin Foristradë janë dy persona me precedent të mëparshëm penal. Sokol Mujaj ka qënë i dënuar më parë për trafik Minash, ndërsa Ndrek Gjergji i hetuar për drogë. Pak dite me pare, policia kishte ndryshuar dhe raportuar gjeneralitetet jo zyrtare te njerit prej dy te perfshireve ne aksident, ne makinen qe u perplas me familjen qe u perfshi ne tragjedi te katerfishte. Kjo ishte bere sepse u zbulua se personi kishte patur probleme me drejtesine dhe ishte person me precedente te meparshme penale. Manipulimi edhe i ekspertizes se aksidentit, e thellon akoma edhe me teper kete skandal ne radhet e policise se Shkodres, per te cilet me siguri qe do te kete verifikime dhe masa neser rezulton se raportimet e mediave, jane te verteta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E pyesin ku e ka deputetin, përgjigjja e të dashurës së tij është epike (VIDEO)
Previous article Çfarë po ndodh?! Euro arrin nivelin më të ulët në 10 vjet në tregun vendas

F.autor

Postime të ngjashme

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT