Familja i dha lamtumirën e fundit sot 23 vjeçares që humbi jetën nga një aksident i rëndë.
Babai i saj kërkon që autori i aksidentit të vihet para përgjegjësisë. Shumë mistere rrethojnë ende aksidentin e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Maminas.
23 vjeçarja, banuese në Tiranë ishte nisur drejt Italisë. Burimet nga porti i Durrësit thanë se ajo ka humbur tragetin dhe nuk është paraqitur në sportel, por një tjetër argument ka babai i saj Flamur Avdillari.
I ati tregon se Elena do të shkonte në Itali pasi kishte gjetur punë dhe se kishte qenë djali i tij që kishte dhënë lajmin tragjik.
“Kishte gjetur një vend pune dhe do të shkonte të punonte. Djali ishte në shtëpi unë në punë. Më tregoi e më tha se kishte ndodhur një aksident. Ajo nuk kishte mundur të kalonte në Itali dhe ishte kthyer. Fajtori ka lënë makinën dhe është larguar”, ka thene ai.
Aksidenti
Aksidenti tragjik u shenua rreth ores 23:30 minuta. Elena Avdillari 23 vjeçe po udhëtonte me taksi nga Durrësi drejt Tiranës, për tu rikthyer në banesë, ku nuk mbërriti kurrë. Makina u godit nga pas nga një makinë BENZ me targa AA 060 SP
, që sic mësohet nga Grupi Hetimor udhëtonin me shpejtësi të lartë. Nga përplasja humbi jetën dhe shoferi i taksise Bujar Agalliu 60 vjeç.


