Elena Avdillari, 23-vjeçarja që vdiq mbrëmë pas mesnate bashkë me taksistin që e shoqëronte drejt Tiranës, jetonte me prindërit e saj, ndonëse ishte e martuar.
Fotot e shtëpisë përdhese dhe modeste aty ku nëna vazhdon kujën, edhe pas ceremonisë së varrimit.
Pak fjalë dhe pak detaje për të bijën, më shumë lot e dhimbje në sytë e gruas që pranon vështirësitë ekonomike. “Unë punoj në fshesë, turni i tretë çdo natë, Vajza ishte e martuar, por jetonte tek ne dhe na ndihmonte financiarisht pasi jemi të varfër”,- thotë ajo mes lotësh Rozafa Glloga.
Sipas nënës, e bija kishte nisur një punë në Itali me shoqet, dhe mbrëmë do të shkonte atje për herë të katërt. Por gruaja e veshur me të zeza nuk do të sqarojë arsyet e kthimit të saj.
Nëna thotë më tej se personin që ka përplasur taksinë, tropojanin që u largua nga vendi i ngjarjes Fatjon Zhaporja ajo nuk e njihte.
“Të shpallurin në kërkim nuk e njohim, i bëjmë apel shtetit që ta gjejë e të vihet para përgjegjësisë”,- shtoi më tej Rozafa.





