• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI NË DURRËS/ Policia, pista kryesore e hetimit vrasje me dashje nga trafikantët e prostitucionit (VIDEO)
Home
Sociale

AKSIDENTI NË DURRËS/ Policia, pista kryesore e hetimit vrasje me dashje nga trafikantët e prostitucionit (VIDEO)

22 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vdekja e 23 vjeçares mbrëmjen e djeshme në aksidentin tragjik në autostradën Tiranë – Durrës ka tronditur familjarët, miqtë dhe mbarë opinionin publik.
Taksisti Bujar Avdyli mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 të mbrëmjes është nisur nga lagjja nr:3 e qytetit të Durrësit pa e ditur që do të bënte rrugën e fundit të jetës, me taksinë që do t’i sillte vdekjen jo vetëm atij, por edhe 23-vjeçares Elena Avdillari, pasagjere.

Thuhet që taksia u godit nga pas prej një makine luksoze, një “Benz” me targë AA 060 SP, që drejtohej nga tropojani Fatjon Zhaporja, por mbetet ende mister, nëse aksidenti ka qënë i qëllimshëm, apo i rastësishëm. Dyshimet i shton më shumë fakti që drejtuesi i mjetit luksoz që udhëtonte me shpejtësi rreth 200 km/orë, pas aksidentit është zhdukur.

Policia fillimisht tha se po hetonte mbi dy pista: Në një ngjarje aksidentale, dhe në një me dashje.
Duket se dyshimet të dërgojnë në pistat e një vrasjese që ndoshta mund të jetë bërë për  prishje pazaresh.
Ose Elena ka tentuar të dalë nga skemat e pazareve që mund të ishte futur dhe menjëherë është kercënuar, gjë e cila  mund ta ketë “anulluar” edhe udhëtimin e saj për në Itali.
Pasi identiteti i 23 vjeçares u bë i ditur, e ëma në një intervistë u shpreh se Elena punonte në Itali dhe se shpesh i ndihmonte me lekë, gjë që i jep akoma më shumë kuptim ngjarjes.

“Vajza shkonte shpesh në Itali, kjo ishte hera e katërt. Punonte me disa shoqe atje.
Kishte me vete 600 euro, dhe garancinë e udhetimit.
Nuk e di se çfarë problemi pati vajza që nuk u nis për Itali. Elena ishte e martuar por jetonte tek ne. Lajmin e mora vesh nga shoqet e saj në Itali. Une punoj ne fshese turni i 3 cdo nate”, tha e ëma.

Kujtojmë se fakti që shoferi ka qënë i shoqëruar në makinë ku është gjetur gjak në sedilje dhe që nuk dorezohën në polici e forcon më shumë dyshimin që ngjarja mund të jetë vrasje me dashje nga trafikantët e prostitucionit.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bitfinex dhe Coinbase rrisin shpejtësinë dhe efikasitetin e transaksioneve në Bitcoin
Previous article E dini që lëkura juaj ndikon në shpejtësinë e kompjuterit?

F.autor

Postime të ngjashme

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT