• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Itinerari i taksisë së vdekjes: Nisja nga Durrësi dhe misteri i përplasjes së frikshme në autostradë (DËSHMI)
Home
Sociale

Itinerari i taksisë së vdekjes: Nisja nga Durrësi dhe misteri i përplasjes së frikshme në autostradë (DËSHMI)

22 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Taksisti Bujar Avdyli mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 të mbrëmjes është nisur nga lagjja nr:3 e qytetit të Durrësit pa e ditur që do të bënte rrugën e fundit të jetës, me taksinë që do t’i sillte vdekjen jo vetëm atij, por edhe 23-vjeçares Elena Avdillari, pasagjere.

 

Ndërsa paraprakisht thuhet që taksia u godit nga pas prej një makine luksoze, një “Benz” me targë AA 060 SP, që drejtohej nga tropojani Fatjon Zhaporja, mbetet ende mister, nëse aksidenti ka qënë i qëllimshëm, apo i rastësishëm. Dyshimet i shton më shumë fakti që drejtuesi i mjetit luksoz që udhëtonte me shpejtësi rreth 200 km/orë, pas aksidentit është zhdukur. Pritet që arrestimi i tij të zbardhë më shumë detaje për përplasjen e frikshme dhe fluturimin mbi 200 metra në ajqër nga njëri cep i karburantit në tjetrin.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj bisedoi fillimisht me kolegët e taksistit, e më pas me punonjësin e karburantit në Maminas, aty ku kishin mbetur gjurmët e aksidentit.

Në hyrje të karburantit gjurmët e përplasjes së taksisë, fillimisht me bordurën e lulishtes, e më pas me tabelën, për të përfunduar në anën tjetër të karburantit janë ende të freskëta.
Aty gjen ende një pasqyrë të thërrmuar, shishe me ujë, dhe këpucët si të taksistit ashtu edhe të pasagjeres, vajzës së re që kishte në çantë edhe një biletë trageti drejt Barit të Italisë.

Përveç pikëpyetjeve të aksidentit, të tjera ngrihen mbi arsyet pse vajza e re nuk ishte nisur në orarin e përcaktuar në biletë drejt Italisë, por kishte zgjedhur të kthehej drejt Tiranës me një taksi.

DËSHMITË 

Taksisti 1

E njihnit Buajrin?
Po e njihnim, e kemi pasur koleg, kemi super probleme me rrugën Durrës-Tiranë. Sidomos krahu i djathtë, korsia është shumë e amortizuar. Ka shumë gropa, prandaj është shumë e rrezikshme. Duhet të vënë dorë patjetër

Ju ku e mësuat lajmin e aksidentit?
Po në televizor e kemi mësuar, na vjen shumë keq, koleg, ç’të them..

Taksisti 2

Një kolegu juaj ka humbur jetën një natë më parë e mësuat?
E mora vesh nëpërmjet mediave, rrugët janë bërë skandal, dëmtohet kamioni jo vetura. Këto gjëra influencojnë tek aksidentet dhe humbjet e jetëve

E njihnit personalisht Bujarin?
Po e njihnim, ishte një njeri shumë i qetë. Shofer i vjetër me përvojë. Unë them se jo vetëm amortizimi, por edhe mungesa e sinjalistikës së rrugëve.

Sa të sigurt janë shoferët, pasagjerët që ecin aty?
Të na ruajë Zoti, Sepse s’ke siguri fare, Duke iu shmangur gropës mund të përplasesh me makinën tjetër. Jo të gjithë kanë përvojën e duhur, garanci. Edhe këto aksidentet me pasojë humbje jetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shërbimi sekret rus shmang një sërë sulmesh terroriste
Previous article Fier/ Qytetari hipën në shtyllën e tensionit, kërcënon se do hidhet

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

"RAMËN DO TA BËJMË..."/ Qytetari bën “varëse” me bombat me gaz lotësjellës: Ka lekë të blejë këto nga serbi... Aktualitet

"RAMËN DO TA BËJMË..."/ Qytetari bën “varëse” me bombat me gaz lotësjellës: Ka lekë të blejë këto nga serbi...

“Miami New Times”: Si u vu Artur Shehu në qendër të polemikave për tokën e Kushner Aktualitet

“Miami New Times”: Si u vu Artur Shehu në qendër të polemikave për tokën e Kushner

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT