• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Presidenti grek kërkon ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë
Home
Europë

Presidenti grek kërkon ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë

22 February, 2018 Q.Autor Europë, Nderkombetare

Ndryshimin e Kushtetutës dhe gjetjen e një emri në të cilin nuk do të ketë gjurmë të irredentizmit në drejtim të kufijve, nacionalitetit dhe gjuhës, janë parakushte të cilat Maqedonia duhet t’i plotësojë nëse dëshiron që të integrohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian, konsideron presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos.

Pavlopulos, në fillim të takimit me  presidentin irlandez, Majkl Higins, foli për çështjet kombëtare të Greqisë, për Qipron, Turqinë dhe Maqedoninë.

Kryetari i Greqisë përsëri tha se emri aktual i vendit tonë, “reflekton irredentizëm, brutalisht e kopjon historinë, ka rrënjë irredentiste dhe për atë arsye e shkel legjislacionin evropian”.

“Ekziston një mënyrë për Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë për të ecur para drejt NATO-s dhe BE-s. Së pari, paraprakisht të ndryshojë Kushtetutën. Së dyti, cilindo emër që ta zgjedhë, të mos ketë asnjë gjurmë të irredentizmit. Si në aspektin e kufirit, si në aspektin e nacionalitetit, gjuhës”, tha Pavlopulos në takimin me homologun irlandez Higins.

Presidenti grek homologut të tij i sqaroi se Maqedonia, së pari “duhet të harmonizohet me të drejtën ndërkombëtare, legjislacionin evropian dhe historinë”, ndërsa më tej të fitojë mbështetje nga Greqia për procesin euro-atlantik.

“Më vjen mirë që Zhan Klod Junker para disa ditësh, theksoi diçka që është e qartë për çdo shtet – kandidat për anëtarësim në Unionin Evropian. Së pari, i zgjidh problemet, pastaj hyn në Bashkimin Evropian. Nuk mundet që BE-ja të bëhet shfaqje teatrale për zgjidhjen e dallimeve, veçanërisht për dallime që janë në fantazmën e disave”, shtoi kryetari i Greqisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Studimi/ Shumica e personave të suksesshëm kanë këtë veçori të përbashkët
Previous article Djema vëmendje! Roza Lati rreshton dy kërkesat për bashkëshortin e ardhshëm (FOTO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT