Elena Abdillari, është 23-vjeçarja që humbi jetën pas një aksidenti tragjik gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës. Në aksident mbeti i vdekur edhe 62-vjeçari Bujar Agalliu, taksisti me të cilin udhëtonte e reja.
Flet e ëma e 23 vjeçares, Rozafa Glloga: “Vajza shkonte shpesh në Itali, kjo ishte hera e katërt. Punonte me disa shoqe atje.
Kishte me vete 600 euro, dhe garancinë e udhetimit.
Nuk e di se çfarë problemi pati vajza që nuk u nis për Itali. Elena ishte e martuar por jetonte tek ne. Lajmin e mora vesh nga shoqet e saj në Itali. Une punoj ne fshese turni i 3 cdo nate”.
/AlpeNews.al/


