• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INVESTIGIMI/ Si e TREFISHUAN pasurinë gjyqtarët e Shqipërisë brenda 13 viteve dhe “borxhet” e tyre të dyshimta (2)
Home
Aktualitet
Drejtësi

INVESTIGIMI/ Si e TREFISHUAN pasurinë gjyqtarët e Shqipërisë brenda 13 viteve dhe “borxhet” e tyre të dyshimta (2)

21 February, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Vijon…

Kontrolli aritmetik dhe logjik, i njohur si KAL nga ekspertët e fushës është një mekanizëm i rëndësishëm në verifikimin dhe hetimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë, mes të cilëve bëjnë pjesë edhe gjyqtarët. Dështimi në këtë test ngre pikëpyetje mbi integritetin e gjyqtarëve dhe krijon terren për institucionet përgjegjëse që të kryejnë verifikime të plota të pasurive të tyre.

Përveç problemeve me justifikimin e pasurisë, studimi i BIRN mbi deklaratat e pasurisë së 268 gjyqtarëve të shkallës së parë nxjerr në pah një sërë trendesh të shpërndarjes së aseteve apo rreziqe të tjera, të cilat konsiderohen si “flamuj të kuq” apo indicie për të kryer verifikime në praktikat më të mira ndërkombëtare.

Të dhënat e siguruara nga studimi tregojnë se gjyqtarët e shkallës së parë në vend e kanë trefishuar pasurinë e tyre përgjatë 13 viteve të deklarimit në ILDKPKI. Në vitin 2003, gjendja fillestare e pasurisë së gjyqtarëve të shkallës së parë kapte vlerën e 1.18 miliardë lekëve, ku pasuria mesatare e një gjyqtari llogaritet rreth 4.4 milionë lekë.

Ndërsa në fund të vitit 2016, shuma totale e pasurisë bruto të tyre kap vlerën e 4.5 miliardë lekëve, të ndara mesatarisht në 17 milionë lekë për gjyqtar.

Njësoj si gjyqtarët e shkallëve më të larta, edhe gjyqtarët e rretheve kanë piketuar tregun e pasurive të paluajtshme për investimin e të ardhurave të tyre. Sipas studimit, rreth 56.7 për qind e pasurisë së tyre përbëhet nga pasuri të paluajtshme që kapin vlerën e 2.6 miliardë lekëve.

Të dhënat e studimit sugjerojnë se një gjyqtar e ka rritur mesatarisht vlerën e pasurive të paluajtshme familjare nga 2.98 milionë lekë në fillim të detyrës në 9.69 milionë lekë në fund të vitit 2016. Në këtë vlerësim nuk janë përfshirë pasuritë e paluajtshme të përfituara nga trashëgimia, dhuratat apo kontratat e sipërmarrjes që nuk shoqërohen me vlera në para nga subjektet e deklarimit.

Llogaritë bankare zënë 20.9 për qind të pasurisë së gjyqtarëve objekt studimi me një vlerë totale prej 958 milionë lekësh. Ndërkohë, kursimet e deklaruara në cash zënë 12.9 për qind të pasurisë së gjyqtarëve të shkallës së parë me një vlerë të përllogaritur në 593 milionë lekë.

Përgjatë 13 viteve të analizuara, likujditetet në bankë kanë shënuar një rritje prej 5.6 herësh, ndërkohë që kursimet në cash janë rritur me 6.4 herë.

Vlerat e larta të kursimeve në cash konsiderohen si “flamur i kuq” në praktikat e kontrollit të pasurisë së zyrtarëve. Sipas studimit, gjyqtarët e shkallës së parë në Shqipëri mbajnë mesatarisht nga 2.2 milionë lekë cash në shtëpi. Nëse likujditeteve cash i shtohen edhe përqindjet e aseteve të deklaruara në formën e huadhënieve, atëherë një përqindje e konsiderueshme prej 14 % të pasurisë mbahet jashtë sistemit bankar, duke përfaqësuar pjesën më informale të pasurisë së gjyqtarëve të rretheve gjyqësore në Shqipëri.

Kurba e shtimit të pasurisë neto dhe shpërndarja e saj nuk janë treguesit e vetëm rreth pasurive të njerëzve të drejtësisë. Detyrimet janë gjithashtu një mekanizëm i gjithëpërhapur për të mbështetur rritjen progresive të pasurisë.

Të dhënat e siguruara nga studimi i BIRN tregojnë se gjyqtarët e shkallës së parë kanë së bashku borxhe në vlerën e 533 milionë lekëve në fund të vitit 2016. Rreth 61 për qind të detyrimeve e zënë kreditë bankare, ndërkohë që 25 për qind janë deklaruar si huamarrje te të afërmit dhe 12.7 për qind si borxhe ndaj kompanive të ndërtimit.

Praktikat më të mira ndërkombëtare i konsiderojnë detyrimet jashtë sistemit bankar si indikatorë transaksionesh të dyshimta. 268 gjyqtarët e analizuar në këtë studim raportojnë 38.4 për qind të borxheve të tyre si detyrime ndaj të afërmve dhe kompanive të ndërtimit.

Vijon…

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shfaqet pas shumë kohësh! Tahiri feston me fishekzjarre ditëlindjen e djalit (VIDEO)
Previous article Xhiron makinën për vëmendjen e vajzave, i riu nga Fieri aksidenton të atin

Redaktor1

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT