• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shtëpia e Bardhë, kufizime për dhënien e lejeve për qasje tek informacionet sekrete
Home
Nderkombetare

Shtëpia e Bardhë, kufizime për dhënien e lejeve për qasje tek informacionet sekrete

21 February, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Shtëpia e Bardhë njoftoi se kufizimet e reja tek mënyra se si do të kryhen kontrollet për të marrë leje për qasje tek informacionet e klasifikuara, të cilat hyjnë në fuqi të premten, nuk do të ndikojnë tek puna e këshilltarit të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner.

Dhëndri i Presidentit Donald Trump ka punuar për më shumë se një vit me një leje të përkohshme. Falë pozicionit të tij ai ka pasur qasje tek disa prej informacioneve më të ndjeshme, përfshirë informimet e përditshme të presidentit lidhur me çështje të sigurisë.

Shefi i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, John Kelly njoftoi javën e kaluar se rregullat e reja do të heqin lejet e përkohshme nga ata që aktualisht kanë qasje në nivelet më të larta të sistemit të klasifikuar të sigurisë.

Por dje sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders u tha gazetarëve se ky ndryshim nuk do të ketë ndikim në punën e zotit Kushner.

“Asgjë nuk do të ndikojë punën e vlefshme që po bën Jared. Ai vazhdon dhe do të vazhdojë të jetë një anëtar i vlerësuar i ekipit”, tha zonja Sanders.

Detyrat e zotit Kushner përfshijnë një gamë të gjerë, nga procesi i paqes izraelito-palestinez, tek funksionimit me efikasitet i qeverisë federale apo puna me marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut.

“Siç i thashë Jaredit ditë më parë, kam besim të plotë në aftësinë e tij për të vazhduar kryerjen e detyrave që lidhen me politikën e jashtme, përfshirë mbikëqyrjen e përpjekjeve tona të paqes izraelito-palestineze dhe shërbimi si pjesë integrale e marrëdhënieve tona me Meksikën”, tha zoti Kelly në një deklaratë.

Punonjësit e qeverisë së Shteteve të Bashkuara duhet të dorëzojnë një formular të hollësishëm me informacione për të shkuarën e tyre, siç janë punët dhe adresat e mëparshme, të afërmit, kontaktet e huaja, aktivitete biznesi në vende të tjera dhe të dhënat kriminale. Informacioni shërben si bazë për hetuesit për të përcaktuar nëse personit i duhet besuar qasja tek informacionet e klasifikuara.

Jared Kushner i ka ndryshuar informacionet e tij shumë herë, duke e vonuar procesin e marrjes së leje të përhershme.

Kur u pyet nëse zoti Trump do të përdorte autoritetin e tij ekzekutiv për t’i dhënë zotit Kushner një leje për qasje tek informacionet sekrete, zonja Sanders tha dje se ajo nuk kishte biseduar me presidentin “nëse një gjë e tillë do të ishte apo jo e nevojshme”.

Sipas zyrtarëve të administratës, rregullat e reja të Shtëpisë së Bardhë pritet të ndikojnë disa dhjetra të punësuar edhe pse shumica e tyre nuk ka nevojë për një leje për qasje tek informacionet e klasifikuara, me qëllim kryerjen e detyrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rusia kritikon qasjen e perëndimit ndaj Ballkanit
Previous article Xhafaj takon ministrin britanik për Sigurinë: Operacione të përbashkëta kundër krimit

k.autor

Postime të ngjashme

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake Botë

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit Botë

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT