• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Takimi me kryeministrin maqedonas/ Merkel: Do mbështesim Ballkanin Perëndimor. Shqipëria…
Home
Rajon

Takimi me kryeministrin maqedonas/ Merkel: Do mbështesim Ballkanin Perëndimor. Shqipëria…

21 February, 2018 F.autor Rajon

Merkel premton mbështetje për Ballkanin Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbështetur sërish perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Merkel tha pas takimit me kryeministrin maqesonas Zoran Zaev se BE vazhdon interesimin për këtë rajon. Kancelarja Angela Merkel ka kritikuar mungesën e mbështetjes së fuqishme nga Brukseli për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas takimit me kryeministrin e Maqedonië Zoran Zaev në Berlin, kancelarja gjermane tha se pyetja kryesore në këtë moment është “edhe sa kohë nevojitet që paratë e premtuara në kuadër të Procesit të Berlinit të ndahen” dhe që ato të mund të përdoren për projektet e parashikuara në kuadër të zhvillimit ekonomik rajonal.

Serbia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi kanë paraqitur projekte të ndryshme për zhvillimin ekonomik të rajonit, ndërsa Bashkimi Evropian ka premtuar se këto projekte do të financohen.

Merkel tha se “njerëzit në Ballkanin Perëndimor janë të interesuar për fillimin e ndërtimit të kilometrave të para në infrastrukturë” dhe jo për “sdudimet e projekteve të mundshme”. BE duhet të veprojë Berlin – Kanzlerin Merkel empfängt Mazedoniens Regierungschef Zaev (picture-alliance/AP/M. Schreiber) Bashkimin Evropian duhet të shtojë interesimin dhe veprimin në këtë rajon, sepse atje kanë shtuar infuencën e tyre së fundi edhe Rusia, Kina, Turqia dhe disa vende të tjera. Zaev dhe Merkel theksuan se investimet kineze nuk paraqesin diçka të keqe vetvetiu.
Por këto investime nuk duhet të lidhen me kërkesa politike, theksoi kancelarja Merkel. Ndërsa Zaev nënvizoi se për Maqedoninë dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor ekziston vetëm një perspektivë: ajo e anëtarësimit në BE. Maqedonia pretendon të anëtarësohet edhe në Nato, por në këtë rrugë ka problemin e emrit me Greqinë, e cila ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në këtë Aleancë. “Në 10 vitet e fundit nuk ka qenë zgjidhja kaq afër sa tani”, theksoi Zaev, i cili të martën ka biseduar me kryeministrin grek Alexis Tsipras për këtë çështje. Por zgjidhje përfundimtare ende nuk ka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATAT ME GREQINË/ Nis heqja e tabelave me emrin “Aleksandri i Madh” në Maqedoni
Previous article Berlusconi: Sot ligjin e bën mafia, prandaj Italia dështon në Europë! Milanin nuk e riblej

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë Rajon

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT