• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Presidenti Meta pret Kryetarin e Senatit të Republikës Çeke, Milan Štech, ja për çfarë u diskutua
Home
Shqipëri

Presidenti Meta pret Kryetarin e Senatit të Republikës Çeke, Milan Štech, ja për çfarë u diskutua

21 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë, Kryetarin e Senatit të Republikës Çeke, zotin Milan Štech.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e miqësore që ekzistojnë midis dy vendeve, si dhe tendencën në rritje të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, veçanërisht në fushën e turizmit.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen konstante që Republika Çeke i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian, si dhe për mbështetjen e qartë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Duke vlerësuar praninë e përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave dhe të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë në delegacionin çek, Presidenti Meta nënvizoi se, është shumë e rëndësishme që intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik e tregtar, të shoqërohet edhe me rritjen e shkëmbimeve akademike e studentore.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu besimin se pala çeke do t’i hapte shumë shpejt rrugën ngritjes në nivel Ambasadori të marrëdhënieve diplomatike midis Republikës Çeke dhe Kosovës.

Štech e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen e Republikës Çeke në funksion të çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe nxitjen e mëtejshme të sipërmarrësve çekë për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Mos na vrisni ëndrrën”! Tifozët korçarë në mbrojtje të Skënderbeut
Previous article BURIM RAMADANI/ Dekada e dytë e Kosovës: Sfidat e sigurisë

F.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT