• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARMI/ Zv.ministrja e Shëndetësisë e pranon: Fruthi është kthyer në epidemi, apeli që kam për qytetarët
Home
Sociale

ALARMI/ Zv.ministrja e Shëndetësisë e pranon: Fruthi është kthyer në epidemi, apeli që kam për qytetarët

21 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, zv. ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli ka folur për situatën e fruthit në vend. Rakacolli tha se janë 132 raste me fruth në total që nga janari i këtij viti dhe 94 raste janë vetëm në Tiranë. Sipas saj grup moshat me të prekura janë fëmijë nga 0-1 vjeç dhe të pavaksinuar.

“Ne publikojmë shifrat çdo javë në buletinin e përjavshme dhe dje ka qenë shifra që unë publikova. Pra janë 132 raste në total që nga janari dhe 94 janë në Tiranë. Moshat më të prekura janë fëmijë nga 0-1 vjeç dhe të pavaksinuar që përbejnë rreth 74% të të prekurve. Fruthi përhapet përmes ajrit dhe e vetmja mbrojtje është vaksina, pasi pa atë fruthi do ishte si gripi. Bëhen dy vaksina, një në 1 vjeç dhe doza tjetër bëhet në moshën 5-vjeçare”- thotë zv.Ministrja e Shëndetësisë.

Ndërkohë e pyetur nëse kemi të bëjmë me epidemi, Mira Rakacolli e pohoi, ndërsa u shpreh se shenjat e fruthit janë të njëjta me ato të gripit në fillim. Ajo ka një apel për qytetarët që dyshojnë tek fëmijët e tyre që t’i çojnë në 4 qendra që rrinë 24 orë hapur.

“E thënë në mënyrë shkencore mund të them se kemi të bëjmë me një epidemi pasi shifrat kanë qenë 0 dhe janë rritur. Në ajër është e pamundur që Shqipëria t’i shpëtojë kësaj epidemie, pasi rastet janë shtuar në rajon dhe Evropë. Shenjat e para të fruthit kanë shenjat e gripit, sidomos 4 ditët e para. I apeloj qytetarët që t’i çojnë fëmijët e tyre nëse kanë dyshime në një nga 4 qendrat në Tiranë që qëndrojnë 24 orë hapur”- tha Mira Rakacolli, raporton BalkanWeb.

Ndër të tjera, zv.ministrja u shpreh se janë marrë masat dhe është bërë izolimi i rasteve , por edhe i atyre të dyshuara.

“I kemi marrë masat, pasi ishte e pritshme. Është bërë izolimi i rasteve dhe atyre të dyshuara. Janë vendosur me maska dhe ambientet janë të disefiktuara. Vaksinimi nuk ka ndryshuar dhe është i njëjtë. Nëse keni kontakt me të sëmurin duhet të vaksinoheni 72 orë pas kontaktit”- u shpreh zv.Ministrja e Shëndetësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fëmijët marrin drunjtë për t'u ngrohur para librave! Situata e trishtë në shkollën e Bulqizës (FOTO)
Previous article Droga shqiptare shkon edhe në Turqi: Dy trafikantët shqiptar kapen me 200 kg kanabis (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë Aktualitet

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë

“MË JEP LEKËT”/ I vuri armën në kokë punonjësit! Momenti kur Robert Duka grabit bankën në Tiranë. Gjatë arrestimit… Aktualitet

“MË JEP LEKËT”/ I vuri armën në kokë punonjësit! Momenti kur Robert Duka grabit bankën në Tiranë. Gjatë arrestimit…

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT