• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shqipëria konkurron fort Evropën me një produkt vendas, zbuloni për çfarë bëhet fjalë
Home
Sociale

Shqipëria konkurron fort Evropën me një produkt vendas, zbuloni për çfarë bëhet fjalë

21 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria po shndërrohet në një konkurrente të fortë të eksportit të frutave dhe perimeve drejt vendeve evropiane.
Prodhimet shqiptare, të vlerësuara për cilësinë dhe përmbushjen e standardeve po zënë bindshëm vend në tregjet e huaja duke zgjeruar kështu rrugën e suksesit të tyre.

Krahas suksesit në eksportin e frutave, veçanërisht mandarinat ndër agrumet shqiptare më të preferuara të evropianëve apo edhe domateve e kastravecave, një prodhim tjetër që dominon eksportin e perimeve shqiptare janë specat e kuq dhe ata djegës.

Prodhimi i specave në Shqipëri është i përqendruar pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Ku qytetet më të spikatura janë Divjaka, Lushnja, Fieri etj.

Së fundmi, shumë fermerë kanë zgjeruar plantacionet e kultivimit të kësaj kulture me qëllim eksportin e tyre drejt tregut të huaj.

Rritja e interesit në tregjet e huaja
Aktualisht, fermerët shqiptarë eksportojnë speca të kuq dhe djegës drejt Kosovës, Maqedonisë e Bullgarisë ndërkohë që kërkesa sa vjen dhe rritet.

Në një kohë kur sistemi i Alarmit i Bashkimit Europian për Kontrollin e Sigurisë së Produkteve po refuzon dhe ndalon hyrjen e prodhimeve me speca të kuq të shteteve të ndryshme si Turqia, të cilat eksportojnë këto perime drejt tregjeve evropiane. E kundërta ndodh me prodhimet shqiptare.

Për shkak të përmbushjes së standardeve, prodhimet shqiptare e kanë kaluar testin e cilësisë së mirë. Duke konkurruar denjësisht prodhuesit e tjerë evropianë.

Fermerë shqiptarë shprehen për AgroWeb.org të kënaqur me shitjet ashtu si edhe me kërkesën që sa vjen dhe rritet.

Shumë prej tyre janë lidhur me pika grumbulluesish. Ndërkohë që këta të fundit janë lidhur me tregtarë të vendeve jashtë Shqipërisë, ku dhe e eksportojnë.

Pse specat e kuq janë më të kërkuarit
Të kuqtë janë ndër llojet me vlera më të larta ushqyese se specat e gjelbër dhe ata të verdhë. Ndaj dhe çmimi i tyre është më i shtrenjtë.

Të gjithë specat janë një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës A dhe C. Por të dhënat tregojnë se specat e kuq përmbajnë 11 herë më shumë beta karoten se specat jeshilë.

Specat e kuq që janë edhe më të pjekurit kanë shije më të ëmbël. Ata kanë më shumë antioksidantë të vlefshëm.

Specat e kuq kanë 35% të dozës ditore të vitaminës B6 dhe 7% të dozës ditore të folatit.

Sa më i pasur të jetë ushqimi me këto përbërës, aq më i ulët është rreziku për infarktin, sëmundjet koronare dhe të zemrës në përgjithësi. Ndaj dhe kërkesa për specat e kuq dominon në llojet e tjera të kësaj perimeje./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk mori pjesë në koncertin e Pavarësisë, babai i Dua Lipës sqaron gjithçka (FOTO)
Previous article Vajza e Michael Jackson lesbike, “kapet mat” me modelen... (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT