Policia për të kapur shqiptarin e njohur si tregtar, ishin fshehur mes tifozëve të Genovas dhe Sampit, të cilët këto ditë janë rreshtuar përpara stadiumeve në kërkim të biletës së derbit të planifikuar për nesër për Luigi Ferraris.
Gjatë hetimeve, kakrabinierët identifikuan disa mjedise që shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, përdorte në Marassi, dhe më pas ndërhynë duke e arrestuar.
Në momentin e arrestimit u zbulua dhe një kuti në makinë ku droga ishte paketuar në qese vakumi dhe e fshehur brenda disa kanaçeve.
Nëse do të hidhej në treg, do të kushtonte më shumë se 200,000 euro. I arrestuari ishte hetuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.


