• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump shpërthen ndaj gruas që e ka akuzuar për abuzim seksual: S’jam budalla ta bëja në një vend publik…
Home
Nderkombetare

Trump shpërthen ndaj gruas që e ka akuzuar për abuzim seksual: S’jam budalla ta bëja në një vend publik…

21 February, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump shpërtheu të martën për akuzat ndaj tij për një histori e botuar në Washington Post që lidhet me akuza seksuale ndaj tij, rreth një gruaje që e akuzon atë për puthjen e padëshiruar duke e quahtur ‘Fake News’.

Rachel Crooks, i cila do të kandidojë për demokratët për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve, sfidoi zotin Trump duke i kërkuar të publikohen videon e ngjarjes së dyshuar

Por ashtu sikurse edhe në pretendimet e tjera, shefi i Shtëpisë së Bardhë, i ka mohuar akuzat në një koment në twitter të martën.

“Një grua që unë nuk e njoh dhe që kurrë nuk e kam takuar, ka dalë në faqen e parë të lajmeve të rreme të Washington Post-it duke thënë se unë e kam puthur (për dy minuta) në hollin e Trump Tower 12 vjet më parë.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë!

Kush do ta bënte këtë në një hapësirë publike dhe nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë?

Një tjetër akuzë e rreme!

Pse Washington Post-i raporton historinë e grave që marrin para për të sajuar histori rreth meje?

Njëri i pagoi kredinë e shtëpisë asaj.

Vetëm Fox News-i e raportoi… dhe kjo nuk i përshtatet rrëfimit të mediave kryesore“, shkruan ai.

Shumica e akuzave nga gratë e tjera për abuzim seksual ku përshkruhen incidentet që përfshijnë pesë dekada, u bënë pasi zoti Trump nisi fushatën për president në vitin 2015.

Rachel Crooks është një nga 19 gratë që e kanë akuzuar zotin Trump për sulme seksuale.

“Ai filloi të më puthte në një faqe, pastaj në faqe të tjera.

 Ai po fliste me mua në mes të puthjeve, duke pyetur se ku isha, ose nëse doja të bëhesha modele. 

Ai nuk do ta linte dorën time, dhe më pas ai shkoi drejt dhe filloi të më puthte në buzë‘, deklaroi Crooks.

Crooks ka thënë se incidenti ka ndodhur në sallën e ashensorit pranë zyrave të Bayrock, në mëngjesin e asaj kohe, pasi ai është një vend relativisht i izoluar.(TemA TV)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këto janë fotot e para romantike mes Justin Bieber dhe Selena Gomez...
Previous article Lajme të mira për të kuqtë, Partizani me forca të plotë në Korçë

Redaktor2

Postime të ngjashme

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT