• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ngushtohet çdo ditë e më shumë laku/ Tre arsyet pse e “shiti” edhe Sali Berisha, ish Kryeprokurorin Llalla
Home
Shqipëri

Ngushtohet çdo ditë e më shumë laku/ Tre arsyet pse e “shiti” edhe Sali Berisha, ish Kryeprokurorin Llalla

21 February, 2018 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Adriatik Lallën nuk ka më kush ta mbrojë. Pas shkarkimit nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, pozita e Adriatik Llallës ka pësuar një rënie të lirë. Nga maja në humnerë, nga parajsa e tij e detyrës së rëndësishme, në ferrin e vetmisë dhe akuzave deri në një mllef të paparë publik kundër tij nga pothuajse të gjithë.

I vetmi që tentoi ta mbronte publikisht me argumenta qesharakë, ka qenë ish ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani argumenti i vetem i te cilit ishte se familja e Llallës ka qene e persekutuar nga regjimi i Enver Hoxhes dhe tani nga SHBA?!

Por çfarë ka ndodhur me Sali Berishën në raport me ish Kryeprokurorin Llalla qe e mori kete detyre 5 vjet te shkuara me votat e PD kur ai ishte ende kryeminister dhe PS e Rama nuk kishin ardhur ende ne pushtet?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbreme në “Studio e Hapur” në News24 edhe për çështjen e ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

I pyetur nga gazetarja Eni Vasili se si e gjykon terheqjen e Llalles nga sistemi i drejtesise qe do te thoshte automatikisht terheqje nga Vettingu, Berisha tha se ne fakt eshte nje nen i Kushtetutes i interpretuar nga Gjykata Kushtetuese, i ndryshuar me pelqimin e nderkombetareve, qe “amniston” te gjithe ata qe veprojne si Llalla.

Berisha la te kuptohet se e mira do te ishte qe kushdo qe nuk ka vene pasuri ne shkelje te ligjit, ne menyre korruptive gjate ushtrimit te detyres, duhet ti nenshtrohet vetingut ose te ktheje pasurine e paligjshme.

I pyetur nga gazetarja per vendimin e sekretarit Amerikan te Shtetit Rex Tillerson, qe i ndaloi hyrjen ne SHBA te Llles dhe tre familjareve te tij te tjere, me motivacion per “pershirje te tij ne raste te medha korrupsioni” Berisha tha se nje personialitet i tille, qe perfaqeson politiken e jashtme te SHBA me siguri qe duhet te kete prova, perderisa ka firmosur nje vendim te tille.

Ai me siguri ka duhet te kete patur prova për përfshirjen e Adriatik Llallës në raste të medha korrupsioni,- arsyetoi Berisha.

Në këtë mënyrë as Sali Berisha, njeriu qe me se shumti e mbeshteti Adriatik Llallë të bënte karrierën e jashtëzakonshme që pat, nuk mund ta mbrojë dot më. Sepse e para do hynte në konflikt me opinionin publik që e ka kuptuar sëfundi edhe për shkak te publikimit të skandaleve për mënyrën superluksoze të jetës së familjes Llalla, se ato pasuri nuk kanë ardhur nga paga e shtetit me punë të ndershme.

E dyta, do hynte në konflikt me SHBA, për një “ushtar” të rënë tashmë në fushën e betejës së drejtësisë së re.

Dhe së treti, është parimi i të gjithë lidereve politikë si Sali Berisha, që pasi të kanë shtrydhur si limon, të flakin tutje se nuk kanë se për çfarë të të duan më.

Pas kësaj presim të shohim se si do të sillet edhe LSI, e vetmja aleate që vazhdon ta mbrojë, qoftë edhe në heshtje Adriatik Llallën.

Përgatit: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Operacioni "START 2018" Bënte namin me LEKE të falsifikuara por e pëson keq burri nga Elbasani
Previous article “Kushdo që na del përpara s’mund të na ndalë”, kë paralajmëron Turqia?

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT