• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pse Ulsi Manja vonon procedurat për zgjedhjen e prokurorit të ri
Home
Shqipëri

Pse Ulsi Manja vonon procedurat për zgjedhjen e prokurorit të ri

4 November, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Me 6 dhjetor 2017 përfundon mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ai është zgjedhur në këtë funksion me 7 dhjetor 2012. Por në bazë të ndryshimeve kushtetuese të bëra në vitin 2016, procedura për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm duhet të kishte filluar me datë 6 gusht 2017. Në kushtet kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është krijuar dhe nuk parashikohet të krijohet përpara datës 6 dhjetor 2017, duket se është e pamundur ndjekja e procedurës së zakonshme për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm që parashikon procedurën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm jo më vonë se 4 muaj përpara mbarimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Por kur mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara kohe si edhe përpara se KLP të fillojë funksionimin, pika 2 e nenit 109 parashikon që funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, me vendim të Kuvendit, i caktohen t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbush kushtet dhe kriteret e ligjit për prokurorinë.

Caktimi i përkohshëm nga Kuvendi i një prokurori me më shumë eksperiencë është i kushtëzuar nga dy faktorë kumulativ, përkatësisht përfundimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe njëkohësisht, mosngritja e KLP në datën e përfundimit të parakohshëm të mandatit.

Ndaj ajo që e bën çështjen serioze është fakti se përse kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Malaj, nuk nis procedurat në Kuvend për emërimin e një prokurori tjetër që do të kryejë detyrat përkohësisht si kryeprokuror, në momentin që Adriatik Lallës i përfundon mandati me 6 dhjetor 2017.

Këtë procedurë ai duhej ta kishte nisur qe ne mes te Tetorit, pasi ligjvënësit ja kanë dhënë këtë tagër Kuvendit, që në kushtet kur ende nuk është ngritur KLP, të vendosë në vend të Llallës një prokuror të përkohshëm që të ushtrojë detyrat deri në momentin që KLP i propozon Kuvendit emrin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm që do të ketë mandat 7 vjeçar. Mos Qendrimi në detyrë i prokurorit aktual deri sa të zgjidhet Prokurori i ri është parashikuar qarte ne kushtetute dhe ne ligjin e prokurorise. Në kushtet kur KLP nuk është krijuar dhe nuk parashikohet të krijohet përpara datës 6 dhjetor 2017, është e pamundur ndjekja e procedurës së zakonshme për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndaj ligjvënësi ja ka dhënë këtë të drejtë Kuvendit, që deri në ngritjen e KLP, janë deputetët që emrojnë një Prokuror të përkohshëm për ushtrimin e funksiuoneve të Prokurorit të Përgjitshëm, deri në ngritjen e KLP dhe vijimit më pas me procedurën normale të zgjedhjes së Prokurorit të ri.

Duhet qe 30 dite nga mbarimi i mandatit te Prokurorit te pergjithshem, pra 6 nentor te propozohen kandidaturat per Prokuror te pergjithshem te perkohshem.

Tanime i mbetet Kuvendit per te vepruar lidhur me kandidaturat e Prokurorit te pergjithshem.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE INTERESANTE/ Vizita e Trump në Azi
Previous article Mavraj shënon fitore jetike me Hamburgun, Leipzig merr vendin e dytë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat Breaking News

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe Politikë

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend Politikë

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT