• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Majlinda dhe Akili e sfidojnë veten në sportet dimërore
Home
Sport

Majlinda dhe Akili e sfidojnë veten në sportet dimërore

20 February, 2018 Q.Autor Sport

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, xhudisti i mirënjohur, Akil Gjakova, trajneri kampion olimpik, Driton Kuka dhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, kanë vizituar të martën Festivalin Olimpik PyeongChang 2018, i cili po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Mysafirët patën rastin të praktikojnë edhe sportin e kërlingut, i cili bashkë me patinazhin dhe hokejin po promovohen nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Prania e ekipit të xhudos, zgjoi kureshtjen e të pranishmëve, të cilët patën rastin ta shohin medalistën e artë në LO RIO 2016, Majlinda Kelmendi, duke shfaqur aftësitë e saj edhe në kërling.

Akil Gjakova me vete kishte edhe medaljen e artë të fituar javën e kaluar në Grand Slamin e Parisit.

Më pas, kampionët tanë, iu drejtuan edhe fushës me akull sintetik, ku dhjetëra fëmijë dhe vullnetarë patën rastin të fotografohen me ta.

Në 12 ditët e deritashme prej se ka filluar Festivali, sportet e kërlingut dhe patinazhit i kanë praktikuar dhjetëra mijëra fëmijë, kurse në dy ditët e fundit (24 dhe 25 shkurt) fëmijët do të shijojnë edhe sportin e hokejit.

Kujtojmë që me organizimin e këtij Festivali Olimpik, KOK-u është bërë Komiteti i nëntë Olimpik në botë, që organizon një festival të tillë madhështor, pas shteteve të fuqishme si: Italia, Franca, Belgjika, Holanda, Sllovenia, Republika e Çekisë, etj.

Festivali po mbahet krahas Lojërave Olimpike Dimërore PyeongChang2018, të cilat po përcillen në ekranin gjigant të vendosur skaj aktiviteteve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Cana në stadium për derbin Vëllaznimi-Prishtina
Previous article TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Infermierja rrëfen momentet e para të TMERRIT: Mora në dorë djalin e vogël...

Q.Autor

Postime të ngjashme

PRAPASKENAT TE GJERMANIA/ Ja lojtarët që refuzuan të gjuanin penalltitë Futboll

PRAPASKENAT TE GJERMANIA/ Ja lojtarët që refuzuan të gjuanin penalltitë

ANGLIA VUAN NDAJ KONGOS/ Kane i jep kualifikimin “3 luanëve” Futboll

ANGLIA VUAN NDAJ KONGOS/ Kane i jep kualifikimin “3 luanëve”

ZYRTARE/ Ka luajtur një ndeshje me Panathinaikos, mesfushori prezantohet nga klubi i Superiores Futboll

ZYRTARE/ Ka luajtur një ndeshje me Panathinaikos, mesfushori prezantohet nga klubi i Superiores

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT