• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E DETIT/ Shqipëria e GJITHA në sulm: 9 negociatorë më shumë sesa pala greke (DETAJE)
Home
Shqipëri

ÇËSHTJA E DETIT/ Shqipëria e GJITHA në sulm: 9 negociatorë më shumë sesa pala greke (DETAJE)

20 February, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ministria e Jashtme ka dalë me një deklaratë zyrtare ku bën me dije se çështjeve të ngritura të martën nga Presidenti i Republikës do t’u përgjigjet në rrugë institucionale.
Jozyrtarisht burimet i thanë Top Channel se diplomacia shqiptare i ka gati emrat, që do t’i jepen Presidentit Meta, e shumta të enjten. Ajo që Top Channel ka mësuar në Athinë dhe Tiranë është se pala greke do të paraqitet në negociatat teknike me vetëm 4 negociatorë, sepse numri i institucioneve të përfshira nga pala greke është vetëm 3.

Kurse në rastin e Shqipërisë, numri i negociatorëve do të varet nga institucionet e përfshira. Deri tani janë 10 institucione, si Ministria e Jashtme, ajo e Mbrojtjes, Instituti i Gjeografisë e të tjerë. Por, Presidenti i Republikës ka kërkuar përfshirjen edhe të tre institucioneve të tjera dhe Ministria e Jashtme ka ndërmend ta pranojë edhe këtë kërkesë, ndaj numri i negociatorëve shqiptarë do të jetë të paktën 13, përkundër vetëm 4 për palën greke.

Në të gjithë këtë histori, qeveria shqiptare ka aplikuar një profil të ulët, duke privilegjuar komunikimin në rrugë institucionale dhe jo publik, pavarësisht kostove që kjo i ka shkaktuar në sytë e opinionit publik për mungesë transparence.

Duke aplikuar këtë profil të ulët, qeveria shqiptare mesa duket nuk do që në media të filtrojnë detaje, që pala greke mund t’i përdorte në avantazhin e saj. Por, dalja në konferencë për shtyp e kreut të shtetit po e detyron Ministrinë e Jashtme, që t’i përgjigjet Presidentit Meta me qetësi dhe ndoshta edhe me dashuri, sepse qeveria shqiptare është nën presionin e kohës.

Të njëjtat burime konfirmuan për Top Channel se as Presidenti Meta nuk synon të bllokojë negociatat. Përveç një sinjali që mesa duket do të çojë në Athinë se është ai njeriu i çështjes, Presidenti Meta, shpjegojnë burimet, nuk do të donte të merrte përsipër koston e dështimit të heqjes së ligjit të luftës, as të dështimit për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare për pronat e shqiptarëve në Greqi.

I vetmi shqetësim i qeverisë shqiptare, këmbëngulin burimet, është që detaje të negociatave, që vetë diplomacia shqiptare e pranon se janë delikate, të mos dalin në publik. Çdo publikim i tyre, përveç se do të dobësonte pozitën negociuese të Shqipërisë, mund të sillte edhe një përdorim për politikë të brendshme, një ushtrim ky aspak i lehtë edhe për palën greke, ku njësoj si në Shqipëri, opinioni publik është mjaft i ndjeshëm ndaj çdo lëshimi eventual ndaj palës tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Real Madrid kërkon hakmarrjen ndaj Leganes!
Previous article Kejvina Kthella zbulon ambicien e saj më të madhe, çfarë vjen pas “Xing me Ermalin”?

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

"NJERËZIT NDIHEN TË FYER..."/ Rama flet për problemet në administratë Politikë

"NJERËZIT NDIHEN TË FYER..."/ Rama flet për problemet në administratë

PROTESTA E DHUNSHME TE KUVENDI/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! Punohet për identifikimin e 6 të tjerëve Aktualitet

PROTESTA E DHUNSHME TE KUVENDI/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! Punohet për identifikimin e 6 të tjerëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT