• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Shoqatat “fantazmë”, asambleja e FSHF-së mund të përsëritet
Home
Futboll

Shoqatat “fantazmë”, asambleja e FSHF-së mund të përsëritet

20 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

 

Futbolli shqiptar nuk po gjen qetësi. Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit që u bë më 7 shkurt mund të përsëritet, si për zgjedhjen e presidentit, ashtu edhe për Komitetin Ekzekutiv.

Report Tv zbulon faktin se, do të mjaftonte qoftë edhe një shoqatë e vetme e paregjistruar dhe me një vendim Gjykate si e jashtëligjshme e pa të drejtë vote, në mënyrë që Asambleja Zgjedhore e Federatës të cilësohej nul dhe të organizohej një tjetër e Jashtëzakonshme.

Pavarësisht rizgjedhjes së presidentit Armand Duka për herë të pestë, nga shoqatat që janë denoncuar tashmë në Prokurori, sikur një e vetme të ishte e jashtëligjshme, atëherë Federata Shqiptare e Futbollit duhet të ribëjë zgjedhjet.

Report Tv ekskluzivisht zbuloi se 5 nga 8 shoqatat që votuan më 7 shkurt, janë regjistruar në Gjykatën e Tiranës nga 19 janari, deri më 2 shkurt, pikërisht në kohën që lista e delegatëve ishte mbyllur dhe nuk mund të bëheshin më ndryshime. Dy shoqatave, përkatësisht asaj rajone të Korçës dhe të Shkodrës, u është kthyer dosja për plotësim dokumentacioni, sepse ka pasur mungesa.

Ndërsa shoqata rajonale e Gjirokastrës nuk është regjistruar dhe ka vendim gjykate, pikërisht me datën 24 janar 2018. Edhe sikur të mos llogariten shoqatat e tjera, do të mjaftonte kjo e fundit që zgjedhjet e FSHF-së të përsëriten.

Fjala tashmë është për Prokurorinë dhe Gjykatën për të dhënë vendimin final në lidhje shoqatat e denoncuara nga klubi i Flamurtarit, me përfaqësues administratorin Sinan Idrizi. Nëse një shoqatë shpallet e paligjshme, hapi i radhës pastaj është shpallja e pavlefshmërisë së Asamblesë Zgjedhore të 7 shkurtit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 'Sa shumë jemi dashur', Eni Koçi nuk reziston dot më dhe i jep fund (FOTO)
Previous article Gjithçka nisi nga “FederBet”, arrin në 30 numri i të arrestuarve për trukime në Spanjë

Q.Autor

Postime të ngjashme

KAMPION BOTE ME GJERMANINË/ Hummels i pamëshirshëm pas eliminimit: Shumë lojtarë të tërhiqen... Futboll

KAMPION BOTE ME GJERMANINË/ Hummels i pamëshirshëm pas eliminimit: Shumë lojtarë të tërhiqen...

THUMBIM EDHE PËR ALGERIN? Ibrahimoviç nuk e kursen Kuman pas eliminimit të Holandës: I papërshtatshëm, si një trajner italian Futboll

THUMBIM EDHE PËR ALGERIN? Ibrahimoviç nuk e kursen Kuman pas eliminimit të Holandës: I papërshtatshëm, si një trajner italian

ZYRTARE/ Milani vendos rekordin e ri, nënshkruan me dy herë fituesin e Ligës së Kampioneve Futboll

ZYRTARE/ Milani vendos rekordin e ri, nënshkruan me dy herë fituesin e Ligës së Kampioneve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT