Orest Sota, i cili u arrestua një ditë më parë nga policia e Elbasanit, të cilit ju gjetën 800 mijë euro në makinë si dhe dy patenta për drejtim jahti të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, rezulton se ka dhe një biznes të tijin.
Me anë të këtij biznesi ai ka mundur që të fitojë edhe një tender me vlerë 1 miliardë lekë, ndërkohë që nuk ka asnjë eksperiencë pune.
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka publikuar edhe tenderin e fituar nga Sota, ndërkohë që biznesi i tij nuk figuron të ketë asnjë kontratë tjetër pune.
Ja denoncimi i Këlliçit:
Orest Sota pa asnje eksperience ne biznesin e tij, ja doli te fitoje tenderin mbi 1 miliard leke vetem dy muaj me pare….
Posted by Belind Këlliçi on Samstag, 4. November 2017


