Katër persona janë vënë në pranga, e dy të tjerë janë nën hetime me masë sigurie ‘arrest shtëpie’ dhe detyrim paraqitje.
Ka qenë ky bilanci i nje vale tjeter arrestimesh per çështjen e pronave ne bregdet qe ka perfshire pushtetare lokale dhe drejtues te zyrave te hipotekave. Një valë qe ka ardhur serisht nga zona e Kavajes dhe e Rrogozhines, ku pronat në bregdetin e Spillejës e deri ne grykëderdhjen e lumit Shkumbin, kanë çuar per ndjekje penale disa grupe te tjera pushtetaresh te ketij niveli keto vite. Ku rasti me i fundit, ishte ai i para pak javeve kur u arrestua edhe ish Nen Prefekti i Kavajes dhe drejtues te tjere te Hipotekes se ketij qyteti.
Arrestimet dhe hetimet janë bërë në lidhje me çëshjet e pronave të zonës, bregdet, së Kavajës dhe Rrogozhinës.
Mësohet se edhe kryetari i bashkisë së Rogozhinës, Beqir Nuredinit, i është ndaluar dalja jashte vendit, duke i marrë edhe pasaportën. Në ketë menyrë i “shpëton” arrestimit pasi i kërkohet vetëm “Detyrim Paraqitje”, e cila eshte nje nga shtatë llojet e masave të arrestit që aplikohet nga drejtësia shqiptare.
Nuredini eshte perfaqesuesi i PDIU, dhe doli fitues ne zgjedhjet e vitit 2015, nga koalicioni me PS.
Beqir Nuredini është një nga tri kryetarët e Bashkive që PDIU e Shpëtim Idrizit ka fituar në zgjedhjet e 2015 nga aleanca me socialistët: Rrogozhinë, Peqin dhe Konispol.
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini ka patur nje nga fokuset e punes se tij keto me pak se tre vjet ne detyre, investimet ne bregdet, per te rigjalleruar turizmin ne zonen e Kryevidhit, Spillejës dhe rreth Grethit.
Bashkia Rrogozhine ka përfituar më shumë nga të gjitha te tjerat në kategorinë e të ardhurave që i takon përfitime të marra nga vjelja e taksave te biznesit apo sipërmarrja private te turizmit, ne raport me popullsine e bashkise.
Ende nuk mesohen shume detaje rreth akuzave konkrete dhe shkeljeve qe i atribuohen apo qe po hetohen, por me shume gjase edhe kjo çeshtje ka lidhje me skandalin e pronave ne bregdet dhe ne hipotekën e Kavajës qe ka nisur jave e muaj me pare e per te cilen u arrestua nen Prefekti i Tiranes dhe drejtuesit e zyrës së Hipotekës së Kavajës e cila mbulon çështjen e pronave edhe në Bashkinë e Rrogozhinës si dy bashki të vogla kufitare brenda qarkut të Tiranës që janë.
ÇESHTJA E TJETERSIMIT TE 36 HA TOKE NE SPILLE
Për 8 zyrtarë të hipotekës së Kavajës, Njësisë administrative Kryevidh dhe të ALUZINIT Kavajë, është lëshuar urdhër arrest pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet për të kaluar një pasuri prej 36 h në Spille, tek disa persona.
Gjithsej akuzohen se janë përfshirë në këtë çështje 11 persona, 6 prej tyre janë arrestuar, 5 janë shpallur në kërkim. Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar arrestimin e këtyre zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve lokalë në Kavajës, të dyshuar se kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi personave të ndryshëm.
“Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës Seid Cikalleshi, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”,- thotë në një njoftim Prokuroria e Kavajës.
Në pranga kanë rënë:
Fatos Kaja Nënprefekt i qarkut Tiranë
Dritan Kazazi
Andi Gjeci
Ilir Kaja
Nezir Lecini
Agron Xhelezi
Të shpallur në kërkim janë:
Seid Cikalleshi, ish-krye-regjistrues i Hipotekës Kavajë (Vjehrri i Gentian Dajës, i cili ka qenë kryetar i PS në Kavajë)
Enver Duqi
Gjithashtu Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi edhe për: Altin Çobën, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë, Behgjet Pjecin dhe Dashnor Çullajn. Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave.
Duke falsifikuar dokumentet, zyrtarët lokalë e kanë shënuar zërin kadastral “tokë arë” në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes. Prokuroria bllokoi shitjen e kësaj toke në muajin korrik 2017.
11 personat akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, vepra penale që parashikojnë dënime nga 5-12 vite burg.
Alpenews.al




