• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dritë mbi industrinë e seksit ONLINE në Shqipëri/ Nga “rekrutimi” i vajzave tek milionat. Si funksionon SKEMA
Home
Ekskluzive

Dritë mbi industrinë e seksit ONLINE në Shqipëri/ Nga “rekrutimi” i vajzave tek milionat. Si funksionon SKEMA

20 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Prostitucioni online është një nga format e reja të shfrytëzimit të qenies njerëzore, e cila në Shqipëri po merr përmasa të mëdha.

Sot, policia finalizoi operacionin “Chat Line4″, pas disa muajsh hetim.

Banesa ku zhvillohej aktiviteti ndodhej tek zona e Don Boskos në një apartament të marrë me qira në katin e 3.
24-vjeçarja Anushe Ll. nxirrte njoftim në faqet online që ofrojnë punë për vajza nga 18-30 vjeç. Në njoftim nuk thuhej puna, ndërsa bëhej e ditur se ofrohej page e kënaqshme deri në 1 mijë euro.

Pasi kontaktonin në telefon bënin një intervistë pune ku gradualisht vajzat instruktoheshin për të kryer sex online. Ky grup kishte hapur një faqe në internet ku personat që kontaktonin fillimisht duhet të bënin një pagesë me kartë krediti, e me pas gjatë bisedës vajzat plotësonin kërkesat e tyre duke kryer veprime me lodra seksuale. Klientët ishin të huaj dhe shqiptarë. Ndërkohë, policia ka dyshime se ky aktivitet ka rreth një vit që vijon punën.

E ndërsa po të bësh një kërkim të thjesht në internet, në faqet ku vendosen njoftime për punë shikojmë se sa hapur tutorët kërkojnë vajza për të punuar në Chat Line.

Shembull:

Policia e Shtetit ka zbuluar disa rrjete të prostitucionit online ku nje ndër to ishte operacioni “Chat Line 3”, ku u arrestuan disa vajza të cilët ushtronin prostitucionin online, si dhe tutorja e tyre Dafina Tresa së bashku me bashkëshortin e saj.

32-vjeçarja e martuar me Artur Bakallin, kishin marrë me qira apartamentin ku ushtrohej prostitucioni online, ndërsa në gjykatë tutorja e vajzave është mbrojtur me argumentin se nuk e dinte që ishte vepër penale.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve, një djali 1-vjeç dhe një vajze 5-vjeç, ata duken një familje normale dhe e rregullt.

Si ndodhte: Nga një deri në katër milionë lekë të vjetër.

Në këto shifra varionte fitimi mujor i siguruar nga secila prej pesë vajzave të përfshira në një skemë të prostitucionit virtual në Tiranë.

Ato kryenin biseda dhe veprime erotike para një web-kamere, pasi paguheshin kryesisht nga qytetarë të huaj në llogari bankare përmes internetit. Shtatë të arrestuarit e policisë mbi këtë skemë jo të zakontë të ushtrimit të prostitucionit.

Me kërkesë të prokurorit, gjykata liroi qelia administratoren e studios erotike, 32 vjeçaren Dafina Tresa, nënë e dy fëmijëve të mitur. Prokurori e argumentoi kërkesën me ndryshimet e pësuara në Kodin Penal, ku përjashtohet masa “arrest në burg” për nënat me fëmijë nën 3 vjeç.

Para gjykatës Tresa u shfajësua, duke thënë se nuk e dinte që veprimtaria e saj përbënte vepër penale. “Sa për vajzat, ato kanë bërë gjithçka me dëshirën e tyre. Nuk kam detyruar njeri”, i tha ajo gjyqtarit të gatshëm. Tresa do të hetohet për akuzën e “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “shfrytëzim të prostitucionit”.

Për bashkëpunëtorin e saj, 33-vjeçarin, Artur Bakalli Gjykata caktoi masën “arrest në burg”. Ai mohoi të kishte dijeni se çfarë ndodhte në apartamentin e marrë me qira nga Tresa në një pallat pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Vajzat e reja, kryesisht studente, shfrytëzoheshin për prostitucion virtual, i cili zhvillohej përmes logimit në faqen e internetit “Adult Work”. Secila nga vajzat ka pasur një profil personal në këtë faqe. Pas përzgjedhjes së një klienti dhe kryerjes së pagesës, ato vazhdonin bisedën dhe përmbushjen e dëshirave të tij në distancë.


Një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur në Durrës: Shtetasja Sh. P, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit.

Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.

Në vijim Sh. P, vinte në dispozicion ambjentet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë(të reja). 

Ajo çka është më e frikshme, duket fakti se lajmërimet për të tilla vende “pune”, bëhen në gazeta te ndryshme, të përditshme, e ndonjëherë duket se kalojnë pa u vënë re.
/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Albana Osmani i bëri një kërkesë publike Ledrit, por përgjigjja e tij nuk pritej... (FOTO)
Previous article Dopingu në "modë", hokeisti slloven përjashtohet nga Lojërat Olimpike Dimërore

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

KUSHTETUESJA RRËZON KËRKESËN E ERION VELIAJT/ Kërkoi shfuqizimin e vendimit të GJKKO për kalimin e dosjes në gjyq Aktualitet

KUSHTETUESJA RRËZON KËRKESËN E ERION VELIAJT/ Kërkoi shfuqizimin e vendimit të GJKKO për kalimin e dosjes në gjyq

E MOSHUARA BIE NGA AUTOBUZI NË VLORË/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë. Ambulanca mbërrin me vonesë Aktualitet

E MOSHUARA BIE NGA AUTOBUZI NË VLORË/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë. Ambulanca mbërrin me vonesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT