• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bushati: Në pranverë presim që Greqia të heqë LIGJIN E LUFTËS. Shqiptarët do gëzojnë pronat! “Deti”…
Home
Shqipëri

Bushati: Në pranverë presim që Greqia të heqë LIGJIN E LUFTËS. Shqiptarët do gëzojnë pronat! “Deti”…

19 February, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ministri per Europen dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, u shpreh se Tirana pret që brenda pranverës Greqia të shfuqizojë “Ligjin e Luftës”.

Kryediplomati shqiptar tha se shfuqizimi i këtij ligji do bëjë të mundur që qytetarëve shqiptarë të cilëve u janë sekuestruar pronat në Greqi, t’u kthehen këto prona.

“Ka një dëshirë për t’u konkretizuar këto marrëveshje me një vizitë të kryeministrit të Greqisë në Shqipëri.

Nuk është se ka një datë, apo afat për këtë gjë. Vizita të këtij karakteri shoqërohen me produkte konkrete.

Kjo vizitë do ketë produkte konkrete dhe do të pasohet me vizita të tjera në Greqi dhe takime të përbashkëta.

Ka çështje që duhet të zgjidhen në mënyrë të njëanshme. P.sh, shfuqizimi i Ligjit të Luftës dhe pasojave të tij është një akt i njëanshëm. Pala ka mohuar ekzistencën për një kohë të gjatë.

Kam dëgjuar interpretime të ndryshme edhe këtu në Shqipëri lidhur me traktatin e miqësisë që sipas tyre paska ezauruar ligjin e luftës, por tashmë s’ka dyshime as për palëbn greke se ky ligj ekziston, ka pasoja për pronat atje si pasojë e këtij ligji.

Shpresojmë që ky ligj do të shfuqizohet në mënyrë që shtetasit shqiptarë që kanë prona në sekuestro, të gëzojnë këto prona.

Rifillimi dhe garantim i procedurave në përputhje me standardet ndërkombëtara sa i tamion vendprehjeve të eshtrave të ushtarëve grekë në Shqipëri.

Garantuam një marrëveshje e cila nuk ishte kundërshtuar në rrugë gjyqësore.

Ka grupe të ekspertëve në terren që punojnë në terren. Janë dy vendprehje të firmosura që në 2009 mes Berishës dhe Karamanlis.

Po negociojmë për heqjen e vulës apostolike, kursehen 4 mln euro në vit nga emigrantët shqiptarë”, u shpreh Bushati.

Marrëveshja e Detit, tha Bushati, do jetë një marrëveshje e re dhe do jetë më e mirë se ajo e 2009.

“Çështja më delikate është demilitimi i hapësirës detare. Me Greqinë do kemi një marrëveshje të re detare“, tha Bushati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gaboi te goli i Partizanit, Imami kërkon falje publikisht
Previous article Conte thotë se ka një plan për Barcelonën: Nuk duhet ta ndalim vetëm Messin

F.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT