• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Spitali i Sarandës njofton më shpejt agjencitë funerale sesa… Familjarët e viktimës! Kthehet në biznes…
Home
Sociale

SKANDALI/ Spitali i Sarandës njofton më shpejt agjencitë funerale sesa… Familjarët e viktimës! Kthehet në biznes…

19 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Këtë të hënë u denoncua sesi personeli i Spitalit të Sarandës bashkëpunon me agjenci funerale kundrejt pagesës 10-20 mijë lekë, duke njoftuar pronarët e agjencisë sa herë ka raste vdekjesh në spital.
Punonjës të spitalit pranojnë se, sa herë ka raste vdekjesh njoftohet prej tyre agjencia funerale me telefon dhe lejojnë të rrinë personat dhe mjetet e zyrave funerale në ambientet e spitalit, pavarësisht se kjo është në kundërshtim me ligjin dhe me urdhrat e autoriteteve përkatëse.

Në “Fiks Fare” u ankuan disa qytetarë për abuzimet nga personeli i Spitalit të Sarandës. Madje, sipas ankesave, më shpejt njoftohen agjencitë funerale për vdekjen e një personi në spital, sesa njoftohen familjarët e viktimës.

Bashkë me ankesat, në redaksi mbërritën dhe disa fotografi, ku në ambientet e spitalit vihen re motorët dhe punonjës të agjencisë funerale. I njëjti motor, ngjyrë blu, pa targa, që është i parkuar tek agjencia funerale, shihet i parkuar edhe në hyrje të spitalit.

Pas ankesës së qytetarëve, gazetarët e “Fiksit” verifikuan situatën edhe në spital, ku gjatë bisedave me ndihmësmjekë, infermierë e punonjës të ndryshëm të spitalit, pranohet se agjencia funerale bashkëpunon me stafin për të marrë njoftime për vdekjet, megjithëse kjo është e ndaluar që prej vitit 2015, kur ka dalë një udhëzim i ministrit të Shëndetësisë dhe një urdhër i drejtorit të spitalit.

Madje, në një rast, vet pronarja e agjencisë funerale “Bebri” vjen me një furgon në oborrin e spitalit, pasi do të priste një të vdekur dhe askush nuk e ndalon, pavarësisht se nuk lejohet. Ndërsa një infermiere tregon se pronarja e agjencisë funerale jep 10 mijë lekë për personin që e njofton se ka rast vdekjeje në spital.

Në një tjetër bisedë me bashkëpunëtorët e “Fiks Fare”, një qytetare, të cilës i kishte vdekur një i afërm në Tiranë, tregon se gjatë të gjithë rrugës për në Sarandë, shoferi dhe infermierja i janë lutur të kryejë shërbimet e varrimit me agjencinë funerale “Bebri”, me qëllim që të marrin nga 10 mijë lekë për person.

Pra, personeli mjekësor pranon se agjencitë funerale njoftohen nga vet ata, edhe pse ka një urdhër dhe udhëzim prej gati 3 vitesh që nuk duhen lejuar.

Për këtë arsye, “Fiks Fare” pyeti edhe drejtorin e spitalit, Tajar Lako. Drejtori Lako tha se ka rreth një muaj që ka marrë këtë detyrë, por para pak ditësh është vënë në dijeni nga një qytetar, që nuk ka lidhje me agjencitë funerale, se ky problem ekziston, megjithëse nuk e ka konstatuar vet.

Ai pranon se ka një urdhër që i ndalon këto abuzime, por për të minimizuar këtë veprimtari tha se në rastet e vdekjeve, transportimi i viktimave nga pavijoni në morg nuk do të bëhet më nëpërmjet korridoreve, por do të bëhet përmes një kalimi që bashkon spitalin me morgun, me qëllim që të shmangen të gjitha abuzimet dhe familjarët do të shikojnë të vdekurin në morg, ku mund të kontraktojnë agjencitë funerale që duan, pa u ndikuar nga personeli mjekësor.

Madje, menjëherë pas interesimit të “Fiks Fare”, drejtori i spitalit ka nxjerrë një urdhër edhe më të qartë sesa ai i para tri viteve, që ua ka vënë në dispozicion shefave dhe kryeinfermierëve të pavijoneve. Sipas urdhrit, çdo shkelje e tillë nga personeli mjekësor është e barabartë me largim nga puna.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tare: De Vrij do të largohet nga Lazio
Previous article Hazard gati për ndeshjen me Barcën, flet edhe për krahasimet me Messin dhe CR7

F.autor

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT