• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Sharapova ende e dëmtuar, tërhiqet edhe nga turneu i Dubait
Home
Sport

Sharapova ende e dëmtuar, tërhiqet edhe nga turneu i Dubait

19 February, 2018 Q.Autor Sport

Pasi i kalon të 30-tat, në sportin e tenisit është e vështirë të kesh vijueshmëri, pasi dëmtimet bëhen të shpeshta dhe rendimenti bie, çka është konfirmuar së fundi te meshkujt, te disa nga yjet e këtij sporti. Kjo gjë duket se po ndihet edhe te tenistja ruse Maria Sharapova, e cila nuk është më në formën e dikurshme dhe dëmtimet për bukuroshen janë bërë të shpeshta që kur u rikthyer në fushë, prillin e vitit të kaluar. Nga ajo kohë, ajo ka fituar 21 ndeshje dhe humbur 10 të tjera, ndërkohë që problemet fizike e kanë detyruar të mos paraqitet në disa turne.

Edhe aktualisht, ish-numri 1 në botë është e dëmtuar, duke u tërhequr nga turneu i Dubait, ku kishte marrë një ftesë dhe duhej të luante këtë javë. Sharapova ka probleme në të dyja parakrahët, nuk është stërvitur sa duhet, ndaj vendosi të mos luajë në këtë turne që zhvillohet në Lindjen e Mesme. Duket se ndeshja e humbur ndaj rumunes Monica Niculescu, një sfidë më 3 sete, ka lënë pasoja te tenistja ruse, që vendosi të ngrejë “flamurin e bardhë”. Në Dubai do të mungojnë edhe disa teniste të tjera big si Simona Halep, Jelena Ostapenko dhe Madison Keys.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Baton Haxhiu sqaron: Ramën e keqkuptuat! “Presidenti” u nxorr nga konteksti
Previous article Motta motivon PSG-në: Kalojmë Realin dhe fitojmë Champions-in

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT