Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka bërë një vizitë në Pearl Harbor dhe në Memorialin e USS Arizona, luftanija e Marinës amerikane e goditur nga një bombë gjatë sulmit japonez në 7 dhjetor 1941, ku mbetën të vdekur 1177 persona, para se të nisej në udhëtimin e tij të parë zyrtar në Azi.
Kjo është vizita e parë e Trump në Pearl Harbor. Presidenti ka hyrë në Memorial pas një ndalese të shkurtër gjatë zbritjes me Zonjën e Parë. Çifti presidencial, ka lënë një tufë buqetë me lule të bardha si homazh ndaj të rënëve.
Pearl Harbor ishte vendi i sulmit japonez ku vdiqën 1177 anëtarë të ekuipazhit në anijen USS Arizona. Pasi kanë lënë buqetën me lule, Donald dhe Melania Trump, hodhën petalet në ujë mbi rrënojat e anijes, e cila ndodhet akoma në ujërat e thella të gjirit dhe në brendësi të së cilës ndodhen objekte dhe veshje të viktimave. Trump nuk bëri asnjë diskutim publik.





