• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA/ Në vendin ku dha shpirt një familje. Këto janë pamjet e aksidentit të Shkodrës (VIDEO)
Home
Sociale

TRAGJEDIA/ Në vendin ku dha shpirt një familje. Këto janë pamjet e aksidentit të Shkodrës (VIDEO)

19 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Aksidenti tragjik me tre viktima në Velipojë cilësohet si më i dhimbshmi, i ndodhur këto kohë në qarkun e Shkodrës.
Në vendin e ngjarjes njëra nga makinat ishte ende në rrugë. Shpejtësia dhe lagështira në rrugë, duket se janë shkaku i aksidentit.

Ajo që ndodhi në këtë vend është më tepër se e dhimbshme. Babai Edmond Preka humbi jetën bashkë me dy fëmijët e tij vajzën 5 vjeçare dhe foshnjën nëntë muajshe. Vajza tjetër tij, është në koma në spitalin e Shkodrës. Mjekët nuk japin shpresa për të.

Ishte përplasja e fortë e dy makinave që shkaktoi tragjedinë. Nuk ka zyrtarisht ende një fajtor, në kushte kur njëri nga drejtuesit, ai i makinës Tip Alfa Romeo humbi jetën në vend, kurse drejtuesi i mjetit tip Fuoristradë Ndrek Gjergji ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Edhe gruaja e viktimës, ka dhënë shenja jete dhe ka kaluar rrezikun. Ashtu dhe pasagjeri në makinën e Gjergjit.

Aksidenti ndodhi pasditen e dielë në vendin e quajtur “Sektori” në Velipojë. Mjetet fuoristradë dhe Alfa Romeo u përplasën aq fort sa zhurma shkoi deri tek banorët në Velipojë. Skena ka qenë horror. Nëna kërkonte fëmijët, kurse trupat të gjakosur jepnin shpirt. Ekspertët në hetimet e tyre kanë dalë me dyshimet se shpejësia dhe errësira ndikuan në përplasjen e makinave. Por priten ende të dhëna shkencore për një version të saktë të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reagimi i Munishit për skandalin e ofendimit në transmetim direkt
Previous article Raiola ‘kërcënon’ Interin, Icardi largohet vetëm nëse...

F.autor

Postime të ngjashme

KALUAN FUNDJAVËN/ Pushuesit largohen nga Vlora! Trafik i rënduar në bypass Aktualitet

KALUAN FUNDJAVËN/ Pushuesit largohen nga Vlora! Trafik i rënduar në bypass

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Diaspora shqiptare në Frankfurt proteston njëkohësisht me Tiranën Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Diaspora shqiptare në Frankfurt proteston njëkohësisht me Tiranën

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT