• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Situatë ALARMANTE nga fruthi në Shqipëri: Shkon në 95 numri i të prekurve
Home
Sociale

Situatë ALARMANTE nga fruthi në Shqipëri: Shkon në 95 numri i të prekurve

19 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Situata e fruthit në vendin tonë po përkeqësohet.
Numri i të prekurve ka mbërritur në 95, në mes të cilëve përveç fëmijëve të vegjël ka edhe të rritur.

Bëhet fjalë për ata të cilët kanë lindur në periudhën e viteve ‘80-‘90, kur mendohet që zinxhiri ftohës në të cilin ruhej vaksina të mos ketë funksionuar dhe vaksina te këta perona nuk ka bërë efekt.

Këta persona nuk i janë përgjigjur sa thirrjes së Institutit të Shëndetit Publik për ta ribërë vaksinën, të bërë edhe tani vone.

Në shërbimin infektiv pediatrik janë bllokuar dy pavione, të cilët janë vënë në dispozicion të fëmijëve të vegjël me komplikacione të rënda të fruthit, siç janë meningiti apo encefaliti.

Tanimë rastet me fruth, por që nuk kanë komplikacione të rënda nuk shtrohen në spital, por kthehen në shtëpi, duke bërë që të pranohen vetëm rastet e rënda me komplikacione të fruthit, raporton “t.ch”.

Kjo ka ngjallur debat ndërmjet epidemiologëve dhe mjekëve klinicistë. Epidemiologët thonë se të gjithë rastet me fruth duhet të shtrohen dhe të izolohen, ndërsa mjekët klinicistë thonë se i përmbahen protokolleve dhe rekomandimeve të OBSH që rastet e lehta mund të trajtohen edhe në shtëpi.

Shtrimi ose jo përcaktohet nga mjeku i urgjencës. Mjekët vazhdojnë t’i bëjnë apel prindërve që t’drejtohen më parë mjekëve pediatër nëpër qendra shëndetësore dhe të mos shkojnë në urgjencën e QSUT pasi rrezikojnë që fëmijët e vegjël duke qenë edhe të pavaksinuar të infektohen me virusin e fruthit.

Ndërsa rastet që vijnë nga rrethet në urgjencën e qendrës spitalore universitare pasi marrin ndihmën e parë kthehen në spitalin e qytetit të tyre.

Eksperte të shëndetësisë dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë janë thirrur ditën e martë në komisionin e shëndetësisë për të raportuar mbi situatën e fruthit dhe menaxhimin e kësaj sëmundje me pasoja të rënda në shëndetin e popullatës.

Mjeku Arjan Harxhi tha në rubrikën “Opinion” në “News24”, se këshillohet që fëmijët e prekur të mos ekspozohen me persona të tjerë që mund ta bartin këtë lloj infeksioni.

Sipas tij, rastet e fruthit janë fatale vetëm kur pacienti ka komplikacione të tjera.

“Në QSUT janë paraqitur 6 raste të reja me fruth vetëm në fundjavë. Këta persona nuk janë në gjendje të rëndë, por kanë shfaqur disa komplikacione ndaj janë shtruar në spital. Janë të izoluar, dhe ndiqen sipas ecurisë të secilit me mjekimet sipas rastit”, u shpreh mjeku.

Sipas shefit të Departamentit të Sëmundjeve Infektive, dy simptomat kryesore të fruthit janë pikat e kuqe në lëkurë dhe temperatura 40 gradë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Beatrix thyen premtimin e dhënë! Këngëtarja seksi i rikthehet dhe një herë vesit të KEQ (FOTO)
Previous article VETTINGU/ Jeta e luksi me paratë e prindërve, priten të mbyllen dhe shumë rrjete të tjera sociale

F.autor

Postime të ngjashme

U MBYT NË LIQENIN E ULZËS DY DITË MË PARË/ Nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit Aktualitet

U MBYT NË LIQENIN E ULZËS DY DITË MË PARË/ Nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

HETIME PËR FALSIFIKIM DOKUMENTASH NË KADASTRËN E DIBRËS/ Prokuroria lëshon 14 masa sigurie, përfshirë dhe ish-kandidati i PS Aktualitet

HETIME PËR FALSIFIKIM DOKUMENTASH NË KADASTRËN E DIBRËS/ Prokuroria lëshon 14 masa sigurie, përfshirë dhe ish-kandidati i PS

FOTOLAJM/ Flamingot ‘vijnë’ në protestë, paradë para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamingot ‘vijnë’ në protestë, paradë para kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT