Një pasagjer ka arritur të filmojë një skenë të mërzitshme gjatë një fluturimi, i cili zgjati jo pak, por plotë 8 orë.
Shane Townley regjistroi gjatë fluturimit një fëmijë që ndodhej në avion, i cili vetëm ulërinte e bërtiste. Ngjarja është regjistruar gjatë fluturimit me një prej avionëve të Lufthansas nga Gjermania në New York.
Mamaja e fëmijës, e cila nuk është identifikuar, është shtetase amerikane dhe e vetmja gjë që kishte bërë, është që i kishte kërkuar stjuardesës kodin e wirelessit.
Më pas e ka lënë fëmijën të bëjë çfarë të dojë. Ai vetë ulëriste gjatë 8 orëve të udhëtimit. të pranishmit e konsideruan si një fëmijë të pushtuar nga djalli.
Realiteti është krejt ndryshe. I vogli vuan nga një çrregullim që i shkakton këto pasoja dhe këtë sjellje aspak normale, por e ëma as që e ka marrë mundimin të kujdesej për të.


