• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pse e FSHEHU policia? Kush është SOKOL MUJAJ? Drejtuesi i foristradës që u përfshi në aksidentin TRAGJIK, në Shkodër (FOTO)
Home
Breaking News

Pse e FSHEHU policia? Kush është SOKOL MUJAJ? Drejtuesi i foristradës që u përfshi në aksidentin TRAGJIK, në Shkodër (FOTO)

19 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

SOKOL MUJAJ drejtuesi i fuoristradës së përfshirë në aksidentin e Shkodrës rezulton një preson me precedent penal.
Policia shqiptare në bashkëpunim me policinë e Malit te Zi në vitin 2004, goditën një rrjet trafiku ndërkombëtar të armëve, duke arrestuar 4 pjestarë të këtij rrjeti, SOKOL MUJAJ, Ilmi Isufi, Armir Troshani dhe Mentor Canin, të gjithë banorë të qytetit të Shkodrës.

Policia shqiptare sekuestroi nga trafikantët 3 raketa tokë  ajër të tipit STELA 2 M, të cilat do të trafikoheshin jashtë Shqipërisë. Operacioni i policisë u krye vetëm një ditë përpara hapjes së Konferencës Rajonale “Lufta Kundër Trafikimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta në Vendet e Evropës Juglindore” në Tiranë.

Katër të arrestuarit, janë banorë të qytetit të Shkodrës, për të cilët policia ka hedhur dyshime se kanë kryer edhe më parë trafikimin e armëve përmes kufirit me Malin e Zi.

Nga i gjithë dënimi i Krimeve të Rënda, Mujaj kreu vetëm 6 vite burg, pasi në vitin 2010 ai u lirua pas amnistisë së Presidentit Topi që i fali Sokol Nikoll Mujajt vitet e mbetura nga dënimi.

Në versionet paraprake identiteti i dy personave që ndodheshin në foristradë është dhënë jo i saktë. Ndërkaq, Mujaj edhe pse rezultonte në gjendje të lirë, është një persona i skeduar nga ana e policisë dhe mbahej vazhdimisht në survejim.

Edhe sa i përket shkaqeve të këtij aksidenti tragjik, policia është ende pa një version të saktë se kush është shkaku u aksidentit që mori jetën e 3 personave.

Aksidenti mbrëmë në Shkodër me tre viktima
Mbrëmjen e djeshme humbën jetën babai dhe dy fëmijët në aksident, ndërsa gruaja e tij dhe vajza janë të plagosur në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Përpos tyre në spital ndodhen edhe dy persona, të cilët po udhëtonin në makinën me të cilën u përplas familja Preka.

Shkak i aksidentit nga të dhënat e para u raportua se ka qenë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit në rrugë, ndërsa gjithçka dyshohet se ka nisur nga parakalimi i gabuar i mjetit tip fuoristradë në të cilin po udhëtonin Sokol Mujaj 49 dhe Ndrek Gjergji 50-vjeç.

Në rrugën e plazhit në Velipojë, fuoristrada është futur në parakalim të gabuar, madje ka qenë me shpejtësi, ndërsa mungesa e ndriçimit ka bërë që të përplaset me ‘Alfa Romeon’ që po udhëtonte familja Preka. Megjithatë hetimet ende nuk kanë dalë në një rezultat përfundimtar për ngjarjen.

Nga aksidenti humbën jetën kryefamiljari Edmond Preka me dy fëmijët, djalin 9-muajsh dhe vajzën 5-vjeçe, ndërsa gruaja dhe vajza tjetër janë në spital. Vajza 10-vjeçe ndodhet në gjendje koma dhe mjekët japin pak shpresa, pasi ka dëmtime të rënda. Të plagosur, por jashtë rrezikut janë dy personat që ndodheshin në fuoristradë Sokol Muja dhe Ndrek Gjergji. 

AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Big Mama çdo ditë e më në formë, si modele rrugëve të Turqisë (FOTO)
Previous article Këshilla e Gatuzos për sulmuesin e Milanit: Gjej të dashur dhe bëj seks…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT