Për mediat në lidhje me aksidentin TRAGJIK që ndodhi dje nxë Velipojë kanë folur banorët e zonës që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje.
I tronditur njëi nga banorët shprehet:
Llahtari. Dje u tmerruam, pamë pamje të tmerrshme. Fëmijët kërkonin vetëm nënën. Nena thërriste; ‘ku e kam djalin’. I kemi dhënë ndihmë. Kemi marrë batanije dhe kemi mbuluar viktimat dhe të plagosurit. Më pas kemi ndihmuar që ata të futen në ambulancë dhe më pas në spital.
Jam shofer, dhe kurrë skam parë ngjarje kaq të tmerrshme”, tha dëshmitari.
Në këtë aksident i vdekur mbeti kryefamiljari babai i tre fëmijë që ishte gjithashtu edhe drejtuesi i automjetit. Djali 10 muajsh, dhe vajza 5 vjeçe. E ndërsa në gjëndje shumë të rëndë ndodhet e ëma e fëmijëve dhe vajza më e madhe e familjes vetëm 10 vjeçe.
Rreth gjendjes së vajzës ditën e sotme ka folur shefi i urgjencës i cili ka thënë që 10-vjeçarja po mbahet në jetë me aparatura dhe se është pothuajse e pamundur që të riktheht në jetë.
AlpeNews.al


