Ka shkuar në katër numri i viktimave nga aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Shkodër -Velipojë mbreme ne Shkoder.
Burime për “Panorama” mësojnë se pas vdekjes së drejtuesit të mjetit Edmond Preka i njohur si Mondi Gjergji dhe foshnjës së tij 8 muajshe, dhe vajzës 5 vjeçe ka ndërruar jetë edhe vajza tjetër Noemi e moshës 10 vjeç.
Mondi Gjergji ky që shihni në foto ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Alpha” që u përplas nga mjeti tjetër tip Hounday.
Mjeket bejne te ditur se nëna Evisa Gjergji e moshës 36 vjeç ndodhen në gjendje kritike.
Humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe, në gjendje të rëndë dy fëmijët e tjerë
Të tjera informacione vijnë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Shkodër. Drejtuesi i mjetit tip “Alfa”, Mondi Gjergji dhe djali i tij 8 muajsh kanë ndërruar jetë në spital e ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë edhe dy fëmijët e tjerë deh bashkëshortja.
Të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident në Shkodër.


