“Nuk i zgjedhim ne, na zgjedhin ata. Kanë ndodhur në zona të caktuara, më ka ndodhur dhe mua. Më kanë thënë duhet të shkosh të pish kafe me filanin. Unë nuk kam pranuar. Kur kam parë rezultatet e kutive, kam vënë re gropën e votave. Kam pyetur se çfarë ndodhi, më kanë thënë “është ajo kafja që nuk pive shef”. Nëse 200,000 vota që do të merrnit në 2013 do t’i merrnit në 2017, ne nuk do të ishim këtu sot. Ose do kërkonim LSI-në ose ju për të formuar koalicion. Prandaj mos e shihni problemin vetëm të vjedhja e votave. Ka një mallkim shumë të rëndë në veri, “Të vdektë fjala”. Ne po na vdes fjala, sepse ndodhemi në një parlament ku batuta ka më rëndësi se diskutimi i ideve”, tha Pandeli Majko.
Sot në Kuvend megjithëse ishte në program ligji për pakicat kombëtare, diskutimi u bë mbi akuzat e Partisë Demokratike se qeveria është e lidhur me krimin e organizuar.


