• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DENONCIM/ 800 mijë Eurot dhe 2 patentat, prova kyçe e lidhjes Tahiri-Habilaj
Home
Breaking News

DENONCIM/ 800 mijë Eurot dhe 2 patentat, prova kyçe e lidhjes Tahiri-Habilaj

4 November, 2017 Redaktor2 Breaking News

Atë që e tha Lulzim Basha në rrjetin social Facebook në lidhje me shumën prej 800 mijë eurosh të kapur në Elbasan e përforcoi edhe Enkelejd Alibeaj nga selia e Partisë Demokratike.

Në daljen për mediat, Alibeaj tha se shuma është e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa Prokuroria sipas tij duhet të veprojë menjëherë. Ai akuzon kryeministrin Rama dhe ministrin Xhafaj se po fshehin provat.

Deklaratë e deputetit Enkelejd Alibeaj

Policia e Elbasanit ka ndaluar me 1 nëntor  25 vjecarin Orest Sota që kishte në makinë 863 mijë euro dhe dy leje drejtimi për anije 20 dhe 100 ton të Saimir Tahirit.

Me urdhër të Edi Ramës këto të dhëna u fshehën në komunikatën e policisë.

Vetëm pas tre ditësh, dhe pas denoncimit të kryetarit të opozitës, policia u detyrua të pranojë publikisht shumën prej 863 mijë euro, bashkë me dy patentat e lundrimit të Saimir Tahirit.

25 vjecari Orest Sota ka deklaruar se 863 mijë euro i duheshin për të blerë hekur tek Kurum. Por ky version ka rënë poshtë, sepse Kurum nuk pranon para kesh, e në veçanti jo për sasi të tilla, që do të blinin të paktën 70 kamionë të mëdhenj me hekur.

Ndërkohë, kompania e 25 vjecarit Sota dhe e babait të tij, nuk i justifikojnë me dokumenta këto para.

Atëherë, të kujt janë 863 mijë euro? Pse Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe Haki Çako urdhëruan policinë ti fshehë të dhënat nga komunikata?

Të gjitha rrethanat tregojnë se këto para i përkasin të njëjtin person që i përkasin edhe patentat e lundrimit.

Janë të Saimir Tahirit.

863 mijë eurot dhe patentat e lundrimit, janë pikërisht provat që kërkon drejtësia që faktojnë impilikimin në trafik droge të Sajmir Tahirit.

Ja pse Edi Rama e mbron Tahirin nga arrestimi, me anë të imunitet parlamentar.

Sepse Edi Rama ka marrë përsipër ti zhdukë këto prova sipas paktit Rama-Tahiri:

Saimir Tahiri të mos arrestohet, me kusht që të mos flasë e të mos i marrë me vete të gjithë, me kryeministër, ministra, drejtorë policie etj.

Tani një prej provave, 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit për tonazh 20 dhe 100 ton, të nxjerra nga banesa e Saimir Tahirit, sipas skemes për ti larguar e siguruar në vende të ndryshme, u kap.

Janë  863 mijë euro të Saimir Tahirit, përfitim nga trafiku i drogës dhe dy patenta lundrimi, provë e posedimit të skafeve të përdorur sic ka ndodhur dhe me makinën e famshme nga Habilajt, cka Tahiri e ka mohuar publikisht.

Provat janë aty.

Prokuroria duhet të veprojë menjëherë.

Saimir Tahiri nuk do ti shpëtojë drejtësisë!

Edi Rama është prej 3 javësh një kryeministër i rrëzuar de fakto, një kufomë politike e diskredituar para shqiptarëve dhe botës si krijuesi, mbrojtësi dhe përfituesi i narkorepublikës.

Ai  duhet të largohet e ti hapë rrugë një qeverie anti-mafia që lufton krimin, godet të paprekshmit, dhe cmonton kupolën mafioze.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historiani Llalla: Himariotë me kallash të stërvitur nga "Agimi i Artë" po provokojnë situatën
Previous article Nga shtrati, Rita Ora na njeh me dy zemrat e saj (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT