Një aksident tragjik i ka marrë jetën babait dhe dy fëmijëve, ndërsa gruaja me fëmijën e tretë të çiftit ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Kryefamiljari Edmond Gjergji (Preka), që humbi jetën, po udhëtonte në makinën e tij tip fuoristradë me familjen nga Velipoja për në Shkodër në momentin që është përplasur me një tjetër makinë tip ‘Alfa Romeo’.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën e plazhit, përplasja ka qenë fatale për Edmond Gjergjin (Prekën) dhe djali 8 –muajsh që humbën jetën në vend, ndërsa një orë më pas ndërroi jetë në spital edhe vajza 5-vjeçe.
Ndërkohë që gruaja dhe vajza tjetër e çiftit Gjergji ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Vajza sipas mjekëve duhet dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar, por lëvizja mund të rezultojë fatale, pasi janë në gjendje të rëndë.
Familja Preka:

Njoftimi i policisë:
Një 40-vjeçar, djali i tij 9-muajsh dhe vajza 5-vjeçare kanë humbur jetën pasditen e së dielës pas një aksidenti tragjik në aksin Shkodër-Velipojë.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, kur mjeti tip Alfa Romeo me targa AA474NJ me drejtues 40-vjeçarin Edmond Preka është përplasur me mjetin Fuoristradë me targa AA 292 OL drejtuar nga Sokol Muja.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Alfa Romeo, djali i tij 9-muajsh R. P. dhe vajza N. P., 5-vjeçe.
Po në mjetin Alfa Romeo udhëtonin edhe bashkëshortja Ervisa Preka, 36 vjeçe dhe vajza A. P. 10-vjeçe, të cilat janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.
/AlpeNews.al/







