• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Medalja e artë në Turqi/ Smajlaj, “shkodrani fluturues” që triumfoi në vendin nga ku ka marë edhe emrin
Home
Kombëtarja
Albanian Stars

Medalja e artë në Turqi/ Smajlaj, “shkodrani fluturues” që triumfoi në vendin nga ku ka marë edhe emrin

18 February, 2018 F.autor Aktualitet, Albanian Stars, Ekskluzive, Sociale

Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj u shpallën kampionë të Ballkanit në Stamboll. Një provë para botërorit që do të zhvillohet në Birmingam në fillim të muajit mars. Atleti shkodran triumfoi shumë pranë qytetit turk Izmir, nga toponimi i të cilit ka marë edhe emrin…

Medaljen e artë e mori  Izmir Smajlaj në kërcim së gjati. Prova më e mirë ishte e katërta, 7 metra e 80 centimetra. Rekordi i tij në salla të mbyllura është 8 metra e 8 centimetra i vendosur në Europianin e Beogradit ku fitoi medaljen e artë dhe mediat serbe e akuzuan për një “provokacja” kur festoi me dy pëllëmët e duarve të lidhura në formën e simbolit tonë aq të njohur të shqiponjës.

Atleti shqiptar nga Shkodra, 24- vjeçari, rekordmen në kërcimin së gjati dhe pjesëmarrës në garat e trehapëshit, gjatë vitit që lamë pas arriti një rekord historik. Ka qenë e pabesueshme, mjaft rrëqethëse dhe dramatike, por dhe emocionuese, që një shqiptar të shpallej kampion Europe, mbi të gjitha në Beograd (Serbi), në marsin e vitit 2017. Mos harroni ai fitoi në të njëjtin stadium ku nuk ishin harruar ende momentet dramatike të ndeshjes së kombëtareve të futbollit Serbi- Shqipëri, e ndëprerë mes dhunës që provokoi droni me flamurin kuqezi “Autochthonous”, i hedhur në fushë para përfundimit të pjesës së parë, nga Ballist Morina.

Izmir Smajlaj ngjitej në atë Europian, në majën e podiumit me medaljen e artë në garën e kërcimit së gjati, pas një finaleje për “infarkt”. 24- vjeçari shkodran regjistroi hedhjen e artë në tentativën e gjashtë që ishte edhe e fundit me 8 metra e 8 centimetra. Momente dramatike, të një finaleje për njerëzit me zemër të fortë, Smajlaj kampion Europe, me një hedhje që dëshiron të shkruajë historinë e atletikës shqiptare.


Megjithatë duket se i riu shkodran çdo gjë e ka arritur me financat e familjes së tij, pasi rroga e tij është “qesharake”.
Deri para pak kohësh ai paguhej 300 mijë lekë të vjetra ndërsa tani paguhet 400 mijë.
Kjo shumë krahasuar me regjimin ushqimor që duhet të mbajë Izmiri, me udhëtimet për tu stërvitur në “Elbasan Arena” apo dhe me veshjet e posaçme, është gati e papërfillshme.

Për talenti shkodran, që tashmë është kampion Evrope  nuk ka shumë hapësira stërvitjeje. Përveç pistës në stadiumin “Elbasan Arena” atij i duhet të ushtrohet në natyre ose palestra ta vogla. Stervitja e tij behet me teknika moderne bashkekohore, bazuar ne informacionin me te fundit, qe ai arrin te grumbulloje nga interneti dhe literatura bashkekohore e dale nga dora dhe mendja e atyre qe kane pergatitur kampionee e mëdhenj boterore te garës magjike dhe mitike të “fluturimit” të njeriut sa më larg që të jetë e mundur. Përpara eshte kampionati boteror dhe Izmir Smajlaj sapo rikonfirmoi ne Stamboll se eshte nje atlet i niveleve te larta nderkombetare tashme.

Në videon e mëposhtme mund të shihni se ku stërvitet kampioni shqiptar i Europes.

E megjithatë, Shqipëria dhe atletika jonë tashmë kanë një simbol. Ky është Izmir Smajlaj, që po ndriçon pishtarin e një epoke të re në kërcimin së gjati.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kejvina Kthella mahnit me fotot e fundit, çfarë po paralajmëron (FOTO)
Previous article Reus rikthehet, goli i parë që prej majit të kaluar

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT