• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Ovrebo dhe gabimet e famshme 9 vjet më parë: Vazhdoj të marr kërcënime për jetën!
Home
Futboll

Ovrebo dhe gabimet e famshme 9 vjet më parë: Vazhdoj të marr kërcënime për jetën!

18 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Gjyqtari i ndeshjes së famshëm gjysmëfinale të Champions League në vitin 2009 mes Chelsea dhe Barcelona zbuloi se atë natë u detyrua të ndryshonte hotelin si pasojë e kërcënimeve për vdekje që mori pas ndeshjes në “Stamford Bridge”, e mbushur me polemika edhe debat. Tom Henning Ovrebo përfundoi në qendër të ciklonit që nuk është harruar ende sot e kësaj dite, kur kanë kaluar 9 vjet, në barazimin 1-1 që i kualifikoi katalanasit për në finalen, ku më pas fituan trofeun. Eric Abidal mori një karton të kuq të dyshimtë, por ishte Chelsea që protestoi si rrallë herë ndaj vendimeve të gjyqtarit, ku sipas bluve munguan të paktën pesë penallti.

Gjithsesi, Chelsea ishte në avantazh me golin e shënuar nga Michael Essien, derisa Andres Iniesta bëri “gjëmën” në minutën e fundit duke barazuar për Barcelonën. Më pas, Samuel Eto’o preku me dorë në zonën e Barcelonës goditjen e Michael Ballack dhe do të mbahen mend gjatë protestat e gjermanit dhe futbollistëve të tjerë të Chelsea. Didier Drogba dhe Jose Bosingwa u pezulluan nga UEFA për mënyrën e ashpër si protestuan pas ndeshjes, të tërbuar me vendimet e Ovrebo, që tregon se për vite me radhë ka marrë kërcënime me vdekje nga tifozët “blu”. Norvegjezi 51-vjeçar pranon se kishte bërë disa gabime dhe pas ndeshjes kishte ndryshuar hotelin në mënyrë sekretet si pasojë e frikës.

“Padyshim që ajo nuk ishte dita ime më e mirë, – tha Ovrebo për “Marca”. – Por ndonjëherë gjyqtarët mund të gabojnë, ashtu si gabon një futbollist apo një trajner. Unë jam krenar për karrierën e gjatë që kam pasur në elitën e futbollit europian dhe kam qenë gjyqtari më i mirë në vendin tim. Kjo është arsyeja përse nuk mund të vlerësoni gjithë karrierën time vetëm për një ndeshje. Pas ndeshjes nuk fola me askënd, nuk ju përgjigja asnjë ofendimi nga futbollistët dhe stafi i Chelsea. Ruajta dinjitetin tim, por pas ndeshjes na u desh të bënim shumë kujdes, sepse kërcënimet për jetën nuk ndaleshin. Kërkuam ndihmën e policisë edhe një ditë më pas, pasi ndërruam hotelin. Edhe para disa kohësh jam kërcënuar sërish.”

Image result for ovrebo drogba

“Nuk mund ta ndryshoj mendimin e njerëzve, – tha Ovrebo. – Por do të ishte interesante të pyesnim tifozët e Real përshembull nëse do të kishin të njëjtin opinion për mua nëse do të kisha favorizuar ekipin e tyre dhe jo Barcelonën. Ne gjyqtarët kemi pak sekonda në dispozicion për të vendosur. Kur e pashë ndeshjen në TV e kuptova se kisha bërë ndonjë gabim. Duhej dhënë një penallti dhe një karton i kuq, por unë gabova me vendimet e mia dhe kjo është normale të ndodhë ndonjëherë. Jam përgjegjës për çdo veprim e gabim, ashtu si të gjithë kolegët e mi. Ndoshta Chelsea meritonte të shkonte në finale atë vit, por kjo i përket së kaluarës. Një ditë tjetër do ta kisha nxjerrë Ballack me karton të kuq për protestën, por në atë ndeshje nuk e bëra, sepse menjëherë e kuptova se mund të kisha gabuar.”

Image result for ovrebo drogba

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Daja: I lumtur për fitoren, meritojmë karton jeshil nga UEFA
Previous article Roma gjen zëvendësuesin e Alisson!

Q.Autor

Postime të ngjashme

"PLAS" TE ZVICRA NË BOTËROR/ Shkak bëhet kapiteni Granit Xhaka Futboll

"PLAS" TE ZVICRA NË BOTËROR/ Shkak bëhet kapiteni Granit Xhaka

BOTËRORI/ Vetëm barazim ndaj Kongos, CR7 dhe Portugalia dështojnë në ndeshjen e parë Futboll

BOTËRORI/ Vetëm barazim ndaj Kongos, CR7 dhe Portugalia dështojnë në ndeshjen e parë

KURORËZON MESSIN/ Ronaldo: Është koha ta pranojmë, ai është më i miri i të gjitha kohërave Futboll

KURORËZON MESSIN/ Ronaldo: Është koha ta pranojmë, ai është më i miri i të gjitha kohërave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT