• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Ndeshjet e trukuara të Skënderbeut, rivalët i dolën kundër. Ja kush akuzoi për korçarët
Home
Futboll

Ndeshjet e trukuara të Skënderbeut, rivalët i dolën kundër. Ja kush akuzoi për korçarët

17 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Kundërshtarët, tifozët e huaj dhe ata shqiptarë, kanë dalë hapur kundër Skënderbeut, çka ka bërë që UEFA të ketë prova të shumta për të nisur hetimin dhe për të kërkuar dënimin e korçarëve. Gjithçka është pasqyruar në raport.

PORTIERI- Portieri i Krusadersit, Shën Onill, ishte rivali i parë i Skënderbeut në “play off”-in e Ligës së Kampionëve në sezonin 2015-2016. Kur ndeshja përfundoi, ai hodhi dyshimet se ishte e trukuar. “Nëse nuk ka një hetim nga UEFA për ndeshjen tonë mbrëmjen e sotme, atëherë ka diçka që nuk shkon. 3.5 gola, ishte qesharake. Në 10 minutat e fundit, unë nuk kisha parë kurrë futboll të tillë. Ky përfundim nga portieri i Krusadersit u bë në të njëjtën ditë kur u luajt ndeshja. Ndodh rrallë që një lojtar rival denoncon në mënyrë publike një ndeshje që sapo e ka luajtur dhe për më tepër e ka fituar skuadra e tij.

TIFOZËT- Nuk ishte vetëm portieri që kishte parë diçka që nuk shkonte në këtë ndeshje. Edhe tifozët e ekipit reaguan në rrjetet sociale. “Skënderbeu ndaloi të luante. Në pesë minutat e fundit, Krusaders shënoi një gol të parregullt për pozicion jashtë loje, e goditi dy herë shtyllën dhe shënoi dy gola”.

skenderbeu crasuders

SILKERBORGU- Stafi i lojtarëve dhe trajneri i skuadrës daneze të Silkeborgut kishin raportuar në federatën e tyre për atë që kishte ndodhur në miqë- sore. “Ne kemi marrë informacione nga Federata e Futbollit të Danimarkës që trajneri i Silkeborgut dhe lojtarët raportuan për dyshime të ndeshjes miqësore me Skënderbeun më 24 janar 2013. Ata thonë se u surprizuan nga kualiteti dhe performanca e Skënderbeut në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ndodhi një ndryshim drastik në performancën mes dy pjesëve. Lojtarët e Skënderbeu hoqën dorë nga ndeshja”, shkruhet në raport.

SHQIPTARËT- Por, UEFA ka përdorur gjithashtu edhe sjelljen e tifozëve shqiptarë në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit më 19 dhjetor të vitit 2015. Tifozët kundërshtarë të korçarëve kishin një baner ndaj presidentit Ardjan Takaj, ku shkruhej “Take-Tuke, ndeshje të trukuara 100%”. Kjo banderolë i referohej ndeshjes së trukuar të Skënderbeut kundër Lokomotivës së Moskës në Europa Ligë.

Tifozët gjithashtu kanë shprehur hapur mendimin e tyre në rrjetet sociale, duke thënë se korçarët e lejuan ekipin e Silkeborgut të shënonte gola në pjesën e dytë. Madje, këto komente u bënë nga tifozët e Skënderbeut në njoftimin zyrtar të rezultatit të ndeshjes. Dhe kur të akuzojnë tifozët e tu, sigurisht që pretendimet janë të besueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Panik në Gjermani/ Dhjetra tifozë tentojnë të sulmojnë Mavrajn me shokë në dhomat e zhveshjes
Previous article U bë pjesë e ‘Këngës Magjike’ se është kushërira e Arditit? Moderatorja zbulon të vërtetën

Q.Autor

Postime të ngjashme

SPANJA REAGON ME SPEKTAKËL/ Mund me poker Arabinë Saudite dhe merr tre pikët e para në Botëror Futboll

SPANJA REAGON ME SPEKTAKËL/ Mund me poker Arabinë Saudite dhe merr tre pikët e para në Botëror

KUPA E BOTËS/ / Gjermania siguron kualifikimin në 1/32, Nagelsmann: Përpjekje e jashtëzakonshme... Futboll

KUPA E BOTËS/ / Gjermania siguron kualifikimin në 1/32, Nagelsmann: Përpjekje e jashtëzakonshme...

"ALLEGRI TRAJNER I MADH..."/ Tare: Shpresoj shumë që Milani të gjejë qetësi Futboll

"ALLEGRI TRAJNER I MADH..."/ Tare: Shpresoj shumë që Milani të gjejë qetësi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT