• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Flet për herë të parë mamaja e Ermal Metës: Keni futur në zjarr dy familje, jemi shumë të prekur
Home
Sociale

Flet për herë të parë mamaja e Ermal Metës: Keni futur në zjarr dy familje, jemi shumë të prekur

17 February, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Showbiz, Sociale

“Kur këndova për herë të parë refrenin e këngës ‘Non mi avete fatto niente’, më vinte të këndoja: ‘Bastard, nuk më ke bërë asgjë’, rrëfeu në intervistën e tij të fundit Ermal Meta, deklaratë e cila mori vëmendjen e të gjithë mediave dhe u tha se këngëtari i drejtohej babait të tij.

Por me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta sqaroi se kur tha “bastard”, nuk përmendi asnjë emër dhe se kënga e tij është kundër terrorizmit, asgjë më shumë.

Në përpjekje për të mësuar më shumë për të kaluarën e Ermal Metës, “Jo vetëm modë” ka kontaktuar mamanë e tij, Mira Borova e cila është shprehur e indinjuar me lajmet lidhur me Ermalin dhe babain e tij.

“Gazetat Shqiptare të mbajnë një përgjegjësi të madhe për fantazitë që përdorin dhe ne jemi shumë të prekur nga kjo gjë në vend të jemi të lumtur. Edhe i ati i Ermalit do gëzonte ndryshe po të mos shkruheshin të gjitha budallallëqet që janë shkruar. Duhet të mendoni që sot që Ermali është 36 vjeç, domethënë burrë, ai s’ka nevojë të flasë për gjëra të tilla.

Keni futur në zjarr dhe keni ngritur mure midis dy familjeve normale që bëjnë një jetë tepër normale. Fati e donte të ndaheshim dhe çdonjëri nga ne ka familjen e tij. Mendoni se sa të lënduar janë fëmijët e tij sot që nuk hyjnë fare në këtë çështje, që ne nuk kemi ftuar njeri të na e zgjidhë.

Jam shumë e indinjuar nga gazetarët shqiptarë pasi një fitore e tillë që nuk është vetëm e Ermalit është kthyer në një polemikë për babanë e dhunshëm. Gjërat para se të thuhen duhet të mendohen mirë dhe të jenë të përgjegjshme.

Ermali nuk ka folur asnjëherë për dhunë pasi e para nuk flet për gjëra personale, e dyta nuk flet për persona që nuk janë prezent. Edukata e tij nuk ia lejon dhe ju ma merr mendja e keni konstatuar këtë”, është shprehur mamaja e Ermal Metës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të famshme në botë, por nuk flasin bashkë? Ja çfarë thotë Rita Ora për Dua Lipën dhe Bebe Rexhën (FOTO)
Previous article Halep tërhiqet nga turneu i Dohas, Wozniacki ruan kreun e renditjes

k.autor

Postime të ngjashme

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT