• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Maks Velo hap dosjen/ Nxjerr emrat e spiunëve: Mes tyre miku im dhe gruaja e Petro Markos (FOTO)
Home
Sociale

Maks Velo hap dosjen/ Nxjerr emrat e spiunëve: Mes tyre miku im dhe gruaja e Petro Markos (FOTO)

17 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Artisti dhe shkrimtari i mirënjohur Maks Velo i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 publikoi për herë të parë dosjen e tij, të cilën ka pak kohë që e ka marrë nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit.

Velo shprehet i tronditur dhe thotë se njerëzit që e çuan drejt burgut janë miqtë e tij, Llambi Blido dhe Safo Marko, bashkëshortja e Petro Markos.

“Është hera e parë që publikohet kjo dosje. Dosja përmban dokumente nga viti ‘73 në ’91. Janë katër: Dosja e sigurimit, dosja e hetuesisë, doja e gjykatës dhe dosja e Spacit. Dosjen e hetuesisë dhe gjyqin e njihja, këtë të Sigurimit dhe burgut nuk e kisha parë. Aty mësova se Llambi miku im prej 10 vitesh, Llambi me pseudonimin “Semani” ka bërë 27 denoncime për mua. Unë jam ndjekur dhe jam përgjuar që nga ‘61 në ’89. Safo Markos që kishte pseudonimin “Shigjeta” i shkova si shok që ta lehtësoj kur iu arrestua djali, ndërsa ajo shkoi në polici e më denoncoi për ato që i thashë për djalin. Safo Markon e kisha shoqe e respektoja, e doja, i thashë fjalë ngushëlluese kur i arrestuan djalin. Jam tronditur. Nuk fle natën. Nuk e dija që paskemi qenë kaq të poshtër”, tha Velo.

Ai ka publikuar sot edhe disa pasazhe nga kjo dosje duke treguar se miku i tij piktori Llambi Blido e provokonte vazhdimisht me qëllim që ta fuste në kurth.

“Kisha 10 vite miqësi me Llambin, unë nuk bisedoja se do i bëja atentat Enverit me të bisedonim për pikturën për Pikason, ndërsa ai më provokonte vazhdimisht kur vinte në shtëpi që të më fusnin në kurth”,- shtoi Velo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mourinho: Sa serioz është dëmtimi i Pogba? Nuk e di. Dhe sinqerisht, nuk më intereson
Previous article Pas deklaratës për përdhunim, Ajsi tregon çfarë vendimi u mor për të (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT