Policia ka njoftuar sot se një shtetas ka rënë në pranga pasi kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.
Ngjarja ka ndodhur në Bardhaj të njësisë administrative Rrethina në Shkodër.
Shtetasi Nikola Pjetri që dyshohet për këtë ngjarje, mësohet po qëllonte në ajër me arme zjarri kallashnikov, duke shkaktuar panik te banorët përreth, por policia arriti ta neutralizojë atë, duke e arrestuar në flagrancë.
Njoftimi policise:
Më datë 17.02.2018, rreth orës 14:50, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Bardhaj, Shkodër, sipër rezervuarit, ka të shtëna me armë.
Menjëherë janë nisur forca të shumta të Policisë, ku falë veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Nikola Pjetri 17 vjeç.
Policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit Automatik model 56, me një krehër me fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 17 – vjeçari.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 7 gëzhoja.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.
Shkodër .Qëllon me armë zjarri në ajër, por arrestohet në kohë rekord nga Policia.Më datë 17.02.2018, rreth orës 14:50, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Bardhaj, Shkodër, sipër rezervuarit, ka të shtëna me armë. Menjëherë janë nisur forca të shumta të Policisë, ku falë veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., 17 vjeç.Policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit Automatik model 56, me një krehër me fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 17 – vjeçari.Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 7 gëzhoja. Materialet do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.
Posted by Policia e Shtetit on Samstag, 17. Februar 2018


