• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rrëfehet inxhinieri që u burgos nga Enveri: Shpikja ime më çoi pas hekurave, bashkë me tim atë
Home
Sociale

Rrëfehet inxhinieri që u burgos nga Enveri: Shpikja ime më çoi pas hekurave, bashkë me tim atë

4 November, 2017 irahetemaj Sociale

Në ditët e izolimit pothuajse total të Shqipërisë komuniste, Saimir Maloku i përdori njohuritë e tij teknike për marrë sinjal televiziv nga një stacion italian. Por fatkeqësisht për të dhe babanë e tij të shikuarit televizion në gjuhën italiane, bëri që ata të dënoheshin. Në atë kohë regjimi komunist ndalonte që të shikoheshin programe apo të ndiqeshin kanale të huaja.

Maloku u burgos për nëntë vjet në vitin 1976, pasi policia sekrete përgjoi shtëpinë e tij. Katër dekada më vonë, ai mund të vizitojë një muze unik të Tiranës dhe tani vetë mund të shikojë llojin e pajisjeve të dëgjimit që në atë periudhë e dërguan pas hekurave.

Në Muzeun e Mbikëqyrjes, krijuar nga ish-shtabin e shërbimit të sigurimit në periudhën komuniste, shqiptarët tani mund të inspektojnë disa nga pajisjet e spiunazhit të përdorura nga shteti totalitar i diktatorit Enver Hoxha si dhe dosjet që mbahen aty.

“Deri tani nuk ishte bërë asgjë për të treguar se si u spiunuan shqiptarët dhe u mbajtën në kontroll, kështu që ky është një hap i mirë për të ilustruar historinë e spiunimit që shkaktoi mijëra viktima”, tha Maloku, tani 71 vjeç, për Reuters. Duke vizituar muzeun, Maloku tregoi historinë se si ai donte të ndihmonte babanë e tij të paralizuar duke i bërë të mundur që të shikonte televizor nga jashtë transmetimet shtetërore shqiptare.

Si një inxhinier elektronik, ai ndërtoi një pajisje që ai e quajti “mund” për të konvertuar sinjale UHF nga televizioni RAI i Italisë në mënyrë që ato të mund të ndiqej dhe në Shqipëri.

“Mund”, ishte një dritare e re e në Perëndim për shqiptarët. Unë këtë pajisje ua instalova falas dhe disa miqve të mi, por më vonë kuptova se disa prej tyre më kishin denoncuar”, tha Maloku.

Por sigurimi i kohës instaloi një pajisje përgjimi në shtëpinë e tij, ku bëri të mundur dhe zbulimin e inxhinierit, ku sipas regjimit të kohës shpikja e tij prodhonte agjitacion dhe propagandë.

I njëjti model pajisje përgjimi ishte vendosur dhe më parë në dorezën e ambasadës italiane në Tiranë.  Në epokën e telefonit inteligjent, të dyja pajisjet si ajo e Malokut dhe ajo e Sigurimit tani duken të pazakontë, por ata bënë punën e tyre dhe Maloku shkoi në burg ku u dënua për “agjitacion dhe propagandë” armiqësore. Ai kujton se këndonte këngët e Rolling Stones dhe Beatles në qelinë e tij nëntokësore për të ruajtur mendjen e shëndoshë.

Para rënies së komunizmit shqiptar në vitin 1990, ndërtesa që tani strehon Muzeun e Mbikëqyrjes njihet si “Shtëpia e Gjetheve” – një punim që i referohet të dy mureve të veshura prej dredhëzave dhe “gjethet” e dosjeve të policisë sekrete që mbahen tek qytetarët . Gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo u përdor nga Gestapo e forcave naziste okupuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si të luftojmë virozat e stinës me këtë bimë
Previous article Kakavijë, bllokohet për 7 orë kalimi/ Konsulli i shqiptar takon emigrantët

irahetemaj

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT