• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLOTFUQISHMËRIA/ Çfarë i thanë Metës?! Flasin ish-presidentët pas takimit për PAKTIN DETAR
Home
Sociale

PLOTFUQISHMËRIA/ Çfarë i thanë Metës?! Flasin ish-presidentët pas takimit për PAKTIN DETAR

16 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

TIsh-presidentët u këshilluan me presidentin Ilir Meta për plotfuqinë në negociatat për paktin detar me Greqinë. Qëndrimet e tyre janë të nuancuara, kurse zëvendëskryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit përjashton çdo negociatë direkte.

Ish-presidenti Bamir Topi tregon se çfarë i tha presidentit Ilir Meta për çështjen paktit detar me Greqinë. Sipas ish-presidentit, ka një vullnet pozitiv qe gjerat te ecin përpara.

“Biseda qe jashtëzakonisht konstruktive. U njoha me materialin që ministri i jashtëm Bushati i ka dërguar Presidentit. Një nga sugjerimet që unë i kam dhënë, në bisede Presidentit Meta, është shume e rëndësishme që të zbatohen detyrimet kushtetuese, që do të thotë, se në çdo hallkë ose pas çdo raundi bisedimesh duhet patjetër që të involvohet Komisioni Parlamentar i Politikes së Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare. Pashe një predispozicion që gjërat të ecin, sepse është detyrim nga të gjitha institucionet”, u shpreh Bamir Topi Ish President i Shqiperise

Për ish-presidentin Topi e rëndësishme është që kjo negociatë nuk i ngjason asaj të 2009-tës ku u anashkalua plotfuqia e presidentit dhe si rrjedhojë Gjykata Kushtetuese anuloi marrëveshjen.

“Në momentin që fillojnë negociatat mbi hartë, do të thotë se ti nuk mund të negociosh pa marrë plotfuqinë. E rëndësishme ështe qe ky proces ndryshe nga procesi i vitit 2009 ka filluar me një korrektësi institucionale dhe konstitucionale. Që problemet që kanë mbetur pezull me Greqinë të mbyllen, po delimitimi i kufijve i hap patjetër rruge një komunikimi pa paragjykime”, tha Topi.

Ndërsa ish-presidenti Rexhep Meidani, i thirrur edhe ai nga Presidenti Meta, i tha Top Channel se konsultimet paraprake janë një praktikë normale në vende të tjera.

Por zoti Meidani nuk dha detaje për bisedën, duke thënë se vendimi për të dhënë më shumë detaje dhe një qëndrim të qartë i përket presidentit Ilir Meta.

Kurse ish-presidenti Bujar Nishani publikoi një status në “Facebook”, ku i kërkon Prokurorisë që për marrëveshjen e detit me Greqinë të nisë verifikimin ligjor se kur realisht kanë nisur negociatat.

I fundit me të cilin u konsultua presidenti Meta ishte Tritan Shehu, nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme, i cili ka një mendim radikal, që përjashton negociatat direkte me palën greke.

“Unë gjykoj se rruga më e mirë tashmë për të arritur në një marrëveshje të tillë me Greqinë është kalimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të drejtësisë. Të dy palët me mirëkuptim, i kërkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me qendër në Hagë, të përcaktojë ajo kufijtë ndërkombëtare në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, tha Tritan Shehu.

Tritan Shehu tha se duke mos ia kërkuar plotfuqinë presidentit Meta që në fillim, qeveria ka shkelur Kushtetutën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Crutchlow dominon testet në Tajlandë, Rossi i feston ditëlindjen në pistë
Previous article Mancini: “Takim me Costacurta? Jam nën kontratë me Zenit!”

F.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT