• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Tërbimi i Spalletti: “Ekipin virtual ta udhëheqin drejtuesit! Eder për Sturridge? Kush do t’i nxirrte gështenjat nga zjarri?”
Home
Futboll

Tërbimi i Spalletti: “Ekipin virtual ta udhëheqin drejtuesit! Eder për Sturridge? Kush do t’i nxirrte gështenjat nga zjarri?”

16 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Luciano Spalletti, në konferencën për mediat ka hequr merakun në lidhje me merkaton e dimrit. Trajneri zikaltër, në mënyrë specifike i është referuar tratativës së dështuar për transferimin e sulmuesit të Liverpool, Daniel Sturridge, që në kontigjentin e ekipit milanez, do të kishte zënë vendin e Eder. “Mua më krijohen probleme të flas për merkaton, sidomos kur flitet për revolucione. Gazetat i lexojnë të gjithë, dhe sot në mëngjes, kur mbërrita, ishin vërdhallë teksa komentonin atë që aludohet. Po i sugjeroj presidentit që të krijoj një skuadër të tretë, veç nesh dhe Interit femëror, një tjetër Inter virtual, atë me dhjetra emra që aludohen. Në atë rast, këtë skuadër do ta drejtojë ndonjëri prej drejtuesve, unë nuk do ta drejtoj atë skuadër. Mua më interesojnë futbollistët që kam”, deklaroi Spalletti.

Rezultate imazhesh për spalletti eder

“Eder supozohej të largohej, teksa flitej gjithë kohës për Sturridge, që luajti dy minuta dhe tani do të qëndrojë jashtë fushave për dy muaj. Nëse nuk do të kishte qenë tani Eder për të nxjerrë gështenjat nga zjarri, nuk di se çfarë do të kishim ngrënë. Do të flas me presidentin edhe për këtë gjë. Ju vazhdoni të përmendni emër pas emri, ndonjëri do t’jua a thotë. Unë jam trajneri dhe ne jemi të tretët në klasifikim, ndërkohë që mbetet ende gjysma e kampionatit, e pastaj do të flitet për revolucion. Tifozët nuk duhet të marrin pjesë në këtë lojë, duhet të bëjnë tifo për këta futbollistë, jo për ata që shkruhen nëpër gazeta. Dikush nëpër rrugë i kishte thënë Eder të largohej, se do të vinte Sturridge”, deklaroi i irrituar trajneri i Inter, Spalletti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Video/ “Virtuozët”, Inva Mula tregon momentin më të vështirë në spektakël
Previous article “Faji i Mourinhos, nëse Pogba largohet nga Manchester United”

Q.Autor

Postime të ngjashme

LAJM I TRISHTË PËR LIONEL MESSIN/ Ndërron jetë babai i yllit argjentinas Futboll

LAJM I TRISHTË PËR LIONEL MESSIN/ Ndërron jetë babai i yllit argjentinas

CONFERENCE LEAGUE/ Drita shkëlqen në San Marino, Shkëndija e pafat, dorëzohet në fund Futboll

CONFERENCE LEAGUE/ Drita shkëlqen në San Marino, Shkëndija e pafat, dorëzohet në fund

ZYRTARE/ La Liga, një “oaz” për Kumbullën, qendërmbrojtësi mbetet në Spanjë Futboll

ZYRTARE/ La Liga, një “oaz” për Kumbullën, qendërmbrojtësi mbetet në Spanjë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT