• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Pas golit në Europa League, shqiptari i AEK-ut ka ëndrrën e madhe për Kombëtaren
Home
Futboll

Pas golit në Europa League, shqiptari i AEK-ut ka ëndrrën e madhe për Kombëtaren

16 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Nga dëmtimi tek aktivizimi në Europa League dhe pas vetëm 30 sekondave në fushë goli në portën e Dinamos së Kievit, që i dha AEK-ut barazimin 1-1 dhe mban ekipin grek ende në garën për tu kualifikuar.

Kuqeziu Astrit Ajdarevic ishte heroi i mbrëmjes në Athinë.

“Kam pasur një dëmtim të vogël, kam zhvilluar vetëm një stërvitje. Luajta dhjetë minuta, nuk kisha kohë që të tregoja edhe aq shumë, por arrita të shënoja gol. Është kënaqësi të ndihmoj ekipin dhe veten time. I kemi shanset e mira. Jemi të vetëdijshëm se jemi ekip i mirë, luajmë futboll dhe kemi lojtarë me cilësi individuale. Kjo është fazë me eliminim, nuk kemi kohë të trembemi, por vetëm të shkojmë për fitore në Kiev”, tha mesfushori shqiptar i AEK-ut.

Deri në këtë ndeshje, mesfushori kishte luajtur vetëm 100 minuta me AEK-un, ndërsa paraqitja e bërë në Europë dhe goli i realizuar shërbejnë edhe si një sinjal për trajnerin Panucci përpara miqësores së 26 marsit me Norvegjinë.

“Trajneri Panucci e di kush jam, e di çfarë kam bërë në takimin e parë në Turqi. Nëse do ti nevojitet një lojtar me cilësitë e mia do të më thërrasë. Mund të jap shumë për Kombëtaren, unë e pres dhe shpresoj. Pastaj varet si luaj edhe me AEK-un, nëse luaj nëse jam i rëndësishëm atëherë do të më grumbullojë edhe Kombëtarja. Megjithatë ka kohë deri në mars, edhe pse unë shpresoj që do të jem në listën e trajnerit”, tha ai.

Ajdarevic foli edhe për rivalët e Kombëtares në Ligën e Kombeve, ndërsa zbuloi se ëndrra e tij është që me Shqipërinë të luajë në Kupën e Botës.

“Të gjitha ndeshjet janë të vështira, nuk ka më përballje të lehta. Megjithatë ne e dimë që Shqipëria ka skuadër të mirë. Nuk i njoh edhe aq mirë Izraelin dhe Skocinë, por normalisht edhe ato luajnë futboll të mirë. Këto vite që kam për të luajtur futboll do ti jap për Kombëtaren time dhe për shtetin tim, ndërsa dëshira ime më e madhe është të shkojmë në Kampionatin Botëror”, theksoi mesfushori kuqezi.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jo vetëm "sherre"/ Balotelli futet në histori për...
Previous article TRONDITET SËRISH AMERIKA/ Të shtëna me armë pranë një shkolle (VIDEO LIVE)

Q.Autor

Postime të ngjashme

UZUNI KAPET "MAT" NË "STRIP-in" E ÇMENDUR GREK/ Ja si reagoi ylli i Kombëtares (VIDEO) Futboll

UZUNI KAPET "MAT" NË "STRIP-in" E ÇMENDUR GREK/ Ja si reagoi ylli i Kombëtares (VIDEO)

"ÇUNA, SI FIKET INSTAGRAMI?" Historia e pabesueshme e portierit që u zgjua me miliona ndjekës pas një ndeshjeje Futboll

"ÇUNA, SI FIKET INSTAGRAMI?" Historia e pabesueshme e portierit që u zgjua me miliona ndjekës pas një ndeshjeje

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos Futboll

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT