• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAKRA NË FLORIDA/ Agresori i 17 viktimave flet për herë të parë: Në çantë kisha edhe…
Home
Nderkombetare

MASAKRA NË FLORIDA/ Agresori i 17 viktimave flet për herë të parë: Në çantë kisha edhe…

16 February, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Nikollas Kruz, 19-vjeçar, ka pohuar se ka shtënë mbi nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit, nga ku e kishin përjashtuar për shkak të sjelljeve të dhunshme.

Ai ka dalë përpara gjykatës i akuzuar me 17 aktakuza për vrasje të paramenduar, dhe aty ka rrëfyer se përpos armës gjysmëautomatike “AR-15”, në çantën e shpinës kishte edhe municione shtesë.

Qëllimi i tij ishte të shkaktonte sa më shumë viktima dhe vet të shpëtonte duke u hequr si një prej adoleshentëve të tmerruar që kërkonin ndihmë.

Ngjarja shokuese e shtyu presidentin Donald Tramp të deklaronte se administrata e tij do të punojë për të përmirësuar sigurinë në shkolla dhe për të trajtuar sëmundjet mendore.

Demokratët nxituan të theksojnë edhe një herë se episodi tronditës nënvizon sërish nevojën për ligje më të ashpra për armët, por Tramp nuk e përmendi këtë çështje në fjalimin e tij të shkurtër, ku megjithatë theksoi se sigurinë në shkolla do ta kthejë në prioritet.

Prokurorja e Përgjithshme e Floridës njoftoi se shteti do të paguajë për ceremonitë e varrimit të viktimave dhe për mbështetje psikologjike për familjet.

Por, ashtu siç ka agresorë që këpusin në mes jetët e pafajshme, në ngjarje të tilla ka edhe heronj, siç është rasti i trajnerit të ekipit të futbollit të shkollës, Aron Feis, i cili përdori trupin e tij për të mbrojtur nxënësit nga tërbimi i 19-vjeçarit.

Sulmi në shkollën e lartë në Parkllend të Floridës, është më vdekjeprurësi në një shkollë amerikane që nga viti 2012.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E quajti “k*rvë e Ramës”, Ema Andrea i përgjigjjet aktorit me "shumë" qetësi (FOTO)
Previous article Dario Cologna bën histori, fiton tri herë rresht të njëjtën garë të Lojërave Dimërore

F.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT