Një bandë e fuqishme me një shtrirje të gjerë të aktivitetit është bllokuar gjatë orëve të fundit nga policia Italiane. Pasuritë e sekuestruara të këtij grupi në përbërje të të cilit kishte edhe shqiptarë arrijnë vlerën 23 milionë euro. Janë sekuestruar pasuritë e 9 personave të arrestuar si anëtarë të klanit mafioz “Casalesi” ku bëjnë pjesë dhe 3 shqiptarët: Arben Zogu, Orial Kolaj dhe Petrit Bardhi.
KUSH ËSHTË ORIAL KOLAJ
Shumë e njohin si “Boksieri”, të tjerë si “MR Enrich”, por për të gjithë ai është thjesht Orial Kolaj, kampion italian dhe europian i peshave të mesme dhe të rënda të Lazios. Orial ka lindur në Shqipëri në 23 gusht 1983. Në moshën 11 vjeç transferohet në Itali dhe rritet në Marino, vend i Kështjellave Romane.
Në moshën 24-vjeçare afrohet me botën e boksit, në fillim si amator, më pas si profesionist derisa korr fitoret e cituara më sipër. Kultivonte bashkë me miqtë e tij, të cilët i quante vëllezër, pasionin e madh për Lazion, të cilin e ndiqte përherë nga shtëpia edhe në transfertë.
Fama e tij si boksier përhapet në gjithë Italinë, por edhe në Shqipëri, ku tregohen shpesh sukseset e tij. Nga Shqipëria ruan mbi shpatull një tatuazh të madh me shqiponjën. Arrestimi i tij me akuzën e aktivitetit mafioz ka çuditur miqtë e tij në Shqipëri dhe mijëra tifozët e tij italianë, të cilët e kanë konsideruar gjithmonë Orial Kolajn një atlet model.
Në 30 tetor të 2013, mjë organizatë kriminale e përbërë nga 15 vetë të lidhur ngushtë me klanin mafioz Casalesi që kontrollonte lojërat e fatit në Romë, u shkaterrua nga një operacion i Guardia di Finanza të kryeqytetit, dhe ku u sekuestrua edhe pasuria rreth 30 milionë euro. Ndër 15 të arrestuarit edhe shqiptarë, ndër të cilët një boksier me emër.
Kolaj akuzohet të jetë “ekzekutori i akteve të dhunës me qëllim trembjeje në rrethanat rënduese të bashkëpunimit mafioz”.
Pikërisht falë Kolajt e disa shqiptarëve të tjerë që thirreshin “boksierët”, klani mafioz Casalesi kishte arritur të krijonte monopol të lojërave elektronike të fatit në Acilia.
Hetimet që nisen që atë kohë, u finalizuan sot. Këto hetime zbuluan se grupi Guarnera ishte i përfshirë në një trafik ndërkombëtar droge i koordinuar nga shqiptari Arben Zogaj i thirrur me pseudonimin “Rikardino”. Hetimet çuan sot në ekzekutimin e sekuestrimit të pasurive të tyre materiale në vlerë financiare në 23 milionë euro.
/AlpeNews.al/







