• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Provimet e maturës/ Ja cilat janë rregullat e reja për kandidatët (FOTO)
Home
Sociale

Provimet e maturës/ Ja cilat janë rregullat e reja për kandidatët (FOTO)

16 February, 2018 luljetaautor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministria e Arsimit ka bërë publike udhëzimin për provimet me zgjedhje si dhe procedurën për zhvillimiet e provimeve në 2018. “Testi i gjuhës së huaj si lëndë me zgjedhje do të hartohet në nivelin gjuhësor. Lista e gjuhëve të huaja si lëndë me zgjedhje përcaktohet në udhëzuesin për plotësimin e formularit A1/A1Z.

Programet orientuese të lëndëve të detyruara (“Gjuhë shqipe dhe letërsi”, “Matematikë” dhe “Gjuhë e huaj”) për të gjithë maturantët/kandidatët e shkollave të mesme të përgjithshme janë në përshtatje me programet ekzistuese të shkollave të mesme të përgjithshme.

Programet orientuese të provimeve të detyruara (“Gjuhë shqipe dhe letërsi”, “Matematikë”, “Gjuhë e huaj” dhe “Teori profesionale e integruar”) për maturantët/ kandidatët e shkollave profesionale janë në përshtatje me programet ekzistuese të shkollave profesionale. Programet orientuese të lëndëve me zgjedhje janë të njëjta për të gjithë maturantët/kandidatët që plotësojnë formularin A1/A1Z.

Programi orientues i një lënde të thelluar përmban edhe programin e lëndës bërthamë (përjashtohen këtu lëndët e provimeve të detyruara). Lënda “Gjeografi” (bërthamë dhe e thelluar) përmban edhe lëndën “Shkenca e tokës”. Maturanti/kandidati i shkollave të mesme të përgjithshme zgjedh dy lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje, pavarësisht nëse i ka zhvilluar ose jo, apo i janë ofruar ose jo ato nga shkolla në planin mësimor” – thuhet në udhëzim.
Rregullat
Maturanti i shkollave të mesme profesionale zgjedh vetëm një lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje, pavarësisht nëse i ka zhvilluar ose jo, apo i është ofruar ose jo nga shkolla në planin mësimor. Maturanti/kandidati i shkollave të mesme të përgjithshme zgjedh lëndët për provimet me zgjedhje sipas këtyre kritereve: a)Shuma e krediteve të këtyre lëndëve të jetë jo më e vogël se 8 . b) Numri i lëndëve të jetë 2. 18.

Maturanti/kandidati, kur zgjedh një lëndë të thelluar, nuk mund të zgjedhë njëkohësisht të njëjtën lëndë bërthamë (përjashtuar lëndët “Gjuhë shqipe dhe letërsi”, “Matematikë”, “Gjuhë e huaj”). Kandidatit që ka dhënë dy ose më shumë provime me zgjedhje dhe është vlerësuar me notë të përshkallëzuar jo më të vogël se 4.50 (nota 5), i njihen ato provime dhe nuk mund t’i rijapë më.

Maturanti
Kandidati që rezulton mbetës në të paktën njërin prej provimeve të Maturës Shtetërore ose të Maturës Shtetërore Profesionale, duhet ta rijapë provimin që të pajiset me diplomë. Kandidati që në Maturën Shtetërore 2012 ka zgjedhur për të dhënë 3 provime me zgjedhje: a) nëse ka mbetur në dy provime, të zgjedhë vetëm një lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje të këtij udhëzimi; b) nëse rezulton kalues në dy prej tyre, të pajiset me diplomën e Maturës. 22.

Kandidatit që ka marrë dëftesë pjekurie para vitit 2011 dhe dëshiron të aplikojë për studime në institucionet e arsimit të lartë, t’i njihen provimet e detyruara ose provimet e njëvleftshme me to, të njësuara nga DAR/ZA-ja. Në rastet kur nuk ka dhënë provime me zgjedhje ose i ka dhënë dhe nuk ka rezultuar kalues, kandidati ka të drejtë të japë provime me zgjedhje kur e ka të nevojshme për plotësimin e kritereve të pranimit të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT ALARMANTE/ Bie me 86% popullsia e Shqipërisë që nga viti 1990 (GRAFIKU)
Previous article “Non mi avete fatto niente”/ Shihni se sa klikime në Youtube ka marrë kënga fituese e Sanremos

luljetaautor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT