• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ Shpërndanin kokainë pranë shkollave të Tiranës, 4 në pranga (Emrat)
Home
Aktualitet
Kronikë

VIDEO/ Shpërndanin kokainë pranë shkollave të Tiranës, 4 në pranga (Emrat)

16 February, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë pranë shkollave të kryeqytetit. Në pranga ka përfunduar Përparim Kalbaj, Aleks Kanaci, Aziz Meta dhe Eri Brami.

Gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 27.1 gram kokainë dhe 2 makina.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë  i koduar ”Decline”.
Sekuestrohen 276.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë”.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast duke finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Decline”.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Azis Meta, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar për “Trafik armësh dhe lëndë narkotike”

Përparim Kalbaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Aleks Kanaçi, 35 vjeç, banues në Berat.

E.B, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën “Nikolla Jorga”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Kokainë” në sasi të vogla personave të ndryshëm në zonën e “Bllokut”.

Shtetasit e lartpërmendur lëviznin me dy automjete.

Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

276.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale:

2 automjete

7 telefona celularë

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Përparim Kalbaj, Aleks Kanaçi Azis Meta dhe E. B.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Non mi avete fatto niente”/ Shihni se sa klikime në Youtube ka marrë kënga fituese e Sanremos
Previous article Nëna e Ritës e emocionuar për koncertin e së bijës në Kosovë. Ja çfarë... (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT